Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me 20 mijë testet për koronavirus, të dhuruara nga BE për Shqipërinë.
Përmes një postimi në Facebook, Shehu thotë se deri më tani në vend janë kryer vetëm 6 mijë teste. Sipas tij, ky donacion i Bashkimit Evropian është një mesazh për Shqipërinë, që të rrisë numrin e testimeve.
Mesazhi e thirrja e BE me atë donacion që realizoi, është një “shkundje” e fortë ndaj nesh për testim të gjerë me decentralizim e mobilizim të të gjitha kapaciteteve, (në Gjermani do realizojnë tashmë 4 milionë teste virusologjike në javë duke mobilizuar edhe laboratoret veterinare)”, shkruan ai në postimin e tij.
Postimi i plotë:
BE me 20000 kitet e kontrollit, nje “shuplake” Shqiperise per cfare nuk po ben e cfare duhet te beje!
BE dje i dhuroi vendit tone 20000 kite kontrolli, kur ne kemi realizuar ne popullesi vetem reth 6000 testime!!!
Nqs llogarisim se per nje grup te njekoheshem analizash, psh prej 50-100 tampona duhet nje kit kontrolli, del qe 20000 te tillat te jene llogatitur per 1-2 milion testime.
Ky eshte projeksioni i BE per nivelin e testimeve ne Shqiperi, shume larg kjo nga sa eshte realizuar apo dhe sa do te realizohen nqs vazhdohet me ritmet e “breshkes”, centralizimin e hermetizimin, qe demton edhe sigurine e besushmerine e procedurave, si dhe rrezikon procesin e “hapjes”.
Keto si dhe testimet imunologjike duhet e mund t’i ofrohen te gjithe popullesise; te deklarosh se kjo eshte e lejuar vetem per disa profesione eshte nje menyre paradoksale te vepruari, ndesh me te Drejtave Themeltare te Njeriut.
Mesazhi e thirja e BE me ate donacion qe realizoi, eshte nje “shkundje” e forte ndaj nesh per testim te gjere me decentralizim e mobilizim te te gjitha kapaciteteve, (ne Gjermani do realizojne tashme 4 Milion teste virusologjike ne jave duke mobilizuar edhe laboratoret veterinare)!
Edhe per kete mesazh thelbesor: test, test, test, ne duhet te falenderojme thellesisht Brukselin!