Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse ne nuk e meritojmë të hapen negociatat?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përse ne nuk e meritojmë të hapen negociatat?

Nga Mero Baze: 

Nëse në debatin për datën e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të ishte si kusht sjellja politike në Shqipëri, negociatat nuk do të hapeshin kurrë. Aktualisht për t’u hapur ato, ne kishim pesë kushte, që janë plotësuar. Ndër më kryesorët është reforma në drejtësi dhe funksionimi i institucioneve të dala prej saj, që tashmë nuk kanë më shanse të pengohen.

Problemet e brendshme të BE mund ta shtyjnë datën në shtator, a ndoshta dhe më tej, por ky nuk është më problem i Shqipërisë. Nëse BE i qëndron ende premtimit për pesë kushtet, ato i kemi përmbushur.

Ajo çfarë nuk kemi përmbushur dhe do të duam kohë ta përmbushim, është sjellja europiane e klasës politike shqiptare.

Ajo që ka ndodhur me krizën politike të provokuar nga opozita, për interesa tërësisht personale të një njeriu, është aq e rëndë, sa jo negociatat që nuk duhet të hapen, por dhe nëse do na ishin hapur, duhet t’i pezullonin.

Një vend që dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian, nuk mund të ketë kurrë një klasë politike anti-europiane.

Gjesti politik i opozitës, dalja e saj nga sistemi politik i demokracisë dhe votës së lirë, dhe përpjekja për të shantazhuar sistemin me dhunë, jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me Europën, por është një antentat ndaj vlerave, dhe ashtu të pakta europiane që ka Shqipëria.

Dialogu politik është parakusht që një vend të jetë pjesë e Perëndimit. Ndërkohë që ata që gëzohen që nuk po hapen negociatat me Shqipërinë, vënë kushte përjashtuese për dialogun politik në vend, duke tentuar të sillen si terroristë që kanë marrë peng një vend dhe kërcënojnë me vrasjen e tij.

Si mund t’ia shpjegosh një zyrtari Perëndimor, që Shqipëria është një vend që meriton negociatat, duke i vizatuar Shqipërinë e sotme?

Ti thuash që kemi një President i cili thërret tryezë politike me pesë parti politike opozitare, që kanë vota së bashku sa partia e gruas së tij, e cila nuk i shkon në takim se është mërzitur me të, që i kanë lënë gjithë punët e shtëpisë në kurriz!

Ti thuash që nga simbol i unitetit kombëtar, Presidenti, nuk po ja del as të jetë simbol i unitetit opozitar.

Pastaj kemi një kryetar opozite që djeg mandatet e deputetëve, se nuk fiton dot zgjedhjet, dhe sa herë ka zgjedhje kërkon pazar, duke shantazhuar që nuk do të hyjë. Kështu ka shantazhuar më 2015, kështu më 2017, kështu dhe më 2019.

Si mund t’ia sqarosh një zyrtari Perëndimor, se opozita e Shqipërisë, sa herë që ka zgjedhje, do pazar në tavolinë, ndryshe nuk hyn në zgjedhje, me shpresë se kështu kërcënon Shqipërinë për ta nxjerrë nga shinat e një vendi që është nisur drejt Perëndimit.

Si mund t’ia shpjegosh një zyrtari Perëndimor që ne meritojmë negociatat me Bashkimin Europian, ndërkohë që në vend, të vetmet negociata janë ato mes Ilir Metës dhe Fatmir Mediut?

Të gjitha këto na bëjnë ne një vend tërësisht afrikan. Ne i kemi plotësuar ato pesë kushtet teknike që na ka vënë Brukseli, ne e kemi bërë dhe reformën në drejtësi, nga më radikalet në rajon, ne kemi plotësuar gjithë formularët dhe matricat që na kanë dhënë, por ne nuk e meritojmë Bashkimin Europian.

Ata mund t’i hapin negociatat në shtator, në dhjetor, apo vitin tjetër, pasi tani vullneti është në dorën e çdo shteti anëtar, ndërkohë që Komisioni ka rekomanduar hapjen, por ne duhet të çlirohemi nga kompleksi i pengmarrësve të BE-së në Tiranë.

Opozita ka kuptuar se shqiptarët e duan Bashkimin Europian dhe integrimin, dhe tenton të marrë peng vendin pikërisht në këtë pikë, duke shantazhuar me zgjedhjet.

Ne duhet të çlirohemi nga makthi i këtyre pengmarrësve.

Ndryshe të gjitha kushtet që na vë Europa janë pa vlerë, pasi ne mund t’i plotësojmë kushtet që do Europa, por nuk plotësojmë kryekushtin, që duhet të sillemi si europianë në shtëpinë tonë.

Ndaj ose duhet të meritojmë Europën, ose duhet të meritojmë pengmarrësit e saj.

Tags: anti-europianebemero bazenegociatatshqiperia

TË LIDHURA

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

22:34 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës
Politikë

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Next Post
“Shko merru me njerëzit që presin te dera!”, Haradinaj nxjerr konsullin jashtë (Video)

“Shko merru me njerëzit që presin te dera!”, Haradinaj nxjerr konsullin jashtë (Video)

Prokurori në Sarandë “zhduk” fenomenin natyror, çfarë ndodhi më 10 shtator 2015

Prokurori në Sarandë “zhduk” fenomenin natyror, çfarë ndodhi më 10 shtator 2015

Meta: Kriza i ka rrënjët në 2008. Duhet ndryshuar sistemi, pastaj liderët

“Pluralizmi në rrezik” si teza më qesharake e Ilir Metës!







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com