E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
1 C
Tirana

Përse Lulzim Basha ka mbetur pa aleatë në betejën për të shkuarën e tij

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

Nga: Mero Baze

Lulzim Basha duket se ka mbetur i vetëm në betejën që i ka hapur mazhoranca dhe dëshmitarë të luftës në Kosovë, rreth rolit të panjohur të tij në hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Debati që nisi pas arrestimit të krerëve politikë të UÇK-së nga Gjykata Speciale, është thelluar me fakte të cilat kanë prodhuar një debat të fortë mbi të shkuarën e Lulzim Bashës, për shkak të përgjigjeve të tij të pasigurta për atë periudhë.

I vetmi që i ka dalë zot deri tani është Sali Berisha. Por ai më shumë se sa me fjalë, i ka dalë zot qëndrimit të PD ndaj gjykimit të krerëve politikë të UÇK-së, duke deklaruar se ata janë fajtorë për krime politike dhe nëse do të ishte për të, Hashim Thaçin e Edi Ramën mund t’i varte në mes të Tiranës.

Qëndrimi i Berishës, i cili godet politikisht krerët e UÇK-së, në të vërtetë është mbrojtja më e mirë për Lulzim Bashën, pasi dhe nëse del që Basha ka raportuar kundër tyre, Berisha ka marrë masat të thotë se ata dihet që janë fajtorë.

Vetë Basha nuk guxon të mbajë këtë qëndrim, por vesh një bluzë të këshilltarit te tij që ka marre hua nga Hashim Thaçi, dhe është bërë pjesë e fushatës mbështetëse për krerët e UÇK-së, nën moton “Liria ka emër”. Kjo ka zhvlerësuar dhe mbrojtjen që i ka përgatitur politikisht Berisha.

Të tjerët nuk kanë reaguar. Ilir Meta, i cili së fundmi ka një rritje të dozës patriotike në fjalorin e tij, nuk i ka dalë zot. Jo aq se i prishet biografia nga “tradhtitë” e Bashës, por me sa duket po përpiqet të hakmerret ndaj tij, që e ka pas lënë vetëm në betejat kundër Ramës. Tani për t’ia kujtuar këtë, po i këndon këngën “Fol Luli fol”, me tekst të Nikollës.

Lexo edhe :   Bashkimi nuk mbeti në llum
Lexo edhe :   Basha: Mjekët asnjë ndihmë nga qeveria, Rama fsheh numrin real të viktimave

As Kryemadhi nuk është se ka bërë ndonjë përpjekje për ta shpëtuar nga ky debat. Dhe këtu nuk besoj se ka lidhje miqësia e tyre me Haradinajn, të cilit Basha i ka pas përgatitur dosjen. Për këtë më lehtë i del në mbrojtje Haradinaj, se sa Meta.

Ky i fundit, duket që dëshiron ta vërë në provë para Ramës dhe ta përdorë këtë sulm ndaj tij, për ta “nxehur” Bashën që të hidhet në aksione radikale. Se ndryshe nga të tjerët, madje ndryshe edhe nga Basha, Meta nuk po thotë injoroje këtë sulm, por përgjigju. Dhe kjo është si ta shtysh njeriun drejt greminës, kur është një hap larg saj.

Aleatët e tjerë të Bashës ndërkohë nuk është se e kuptojnë dhe shume këtë punën e Kosovës, ndaj dhe nuk flasin.

Tani Lulzim Basha ka mbetur vetëm në këtë betejë. Mbrojtjen e Berishës e ka zhvlerësuar, pasi nuk ka të njëjtin qëndrim me të. Ilir Meta dhe LSI nuk po i dalin në krah, se duan ta trimërojnë të bëjë betejë vetë për këtë histori. Aleatët e tjerë e kanë mendjen mos i tradhton tek listat për deputetë, që t’ia falin “tradhtinë” ndaj UÇK-së.

I mbetur vetëm në këtë betejë, Lulzim Basha ka zgjedhur një strategji që nuk bind askënd. Arsyeja është se ai nuk jep asnjë përgjigje për të shkuarën e tij dhe as për të tashmen. Ai kërkon aleatë vetëm për të ardhmen e tij. Ndaj ka mbetur vetëm.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Edi Manushi flet pasi u infektua me Covid-19 (VIDEO)

Moderatori Edi Manushi është infektuar nga Covid-19. Ai ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbardhur më shumë...

“Kërkoi tepsi e timon”, Maliqi: Rama është çmendur nga braktisja e socialistëve

Deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar një lum akuzash ndaj kryeministrit Rama, ndërsa citon se do të dalë i humbur në zgjedhjet e 25 prillit. Me...

Balla dhe 17 deputetë kërkesë Ruçit: Komision për raportin e Dick Marty-t

Prej javësh, mazhoranca ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratit Basha, në lidhje me rolin tij në hetimet ndaj UÇK-së. Nga ana tjetër, kreu...

E qëlloi me shuplakë në mes të emisionit, Ana rikthehet në “Për’puthen”

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” është rikthyer Ana. Ajo u fut kur po regjistrohej emisioni, ndërsa shpjegoi arsyen e largimit të saj. Bukuroshja...

Shqiptarët shpenzuan rreth 210 milionë euro më pak gjatë karantinës

Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua në shtëpi, për shkak të karantinës së fortë për të frenuar...