E shtunë, 28 Nëntor, 2020
15 C
Tirana

Veri iku, ndërsa neve na mbeti Llapa

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Përdori qentë për krizën ushqimore, ja disa nga çmenduritë e Kim Jong Un

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, është një nga udhëheqësit më të çuditshëm në botë. Askush as nuk e di moshën e...

E bujshme nga Argjentina, Maradona ka firmosur të mos varroset

Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme, krejt papritur, duke tronditur botën e sportit dhe jo vetëm. Megjithatë, legjenda argjentinase nuk mund...

“Kundër bombardimeve”/ Çfarë thoshte Trump në 1999 për ndërhyrjen në Kosovë

20 vite më parë, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ishte renditur në krahun e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë...

Nga: Mentor Kikia

Një njeri u nda nga jeta sot. Quhej Enver Veseli, por veç të afërmëve, të gjithë të tjerët e njihnin si Ver Llapa. Nuk i binte askujt më qafë, qëndronte në anë të rrugës, e disa herë edhe mes makinave, tek 21 Dhjetori.

Vdekja e tij u bë lajm sot në të gjithë mediat sociale. Lexova shumë dedikime të ndjera, prekëse, të dhimbshme, për një njeri të mirë që madje i “nxirrte llapën këtij realiteti të ndyrë”. Vdekja e tij u bë lajm sepse Veri ishte një personazh publik. Në fakt ai nuk kishte bërë asgjë për të qenë i tillë, por ne të tjerët e kishim bërë një “hero”.

Mjafton një kërkim i thjeshtë në rrjet dhe do të shikoni se sa shumë fotomontazhe të Verit ka, me Berishën, Ramën, Metën e të tjerë poshtë tyre. Do të shikoni se sa shumë ofendime adresojnë politikanët ndaj njëri-tjeterit, duke përdorur si njësi ofendimi pikërisht Verin.

Berisha si Ver Llapa

Rama si Ver Llapa

Talundat Balla si Ver Llapa

Ilir Meta si Ver Llapa

Pak kush ndër ata që janë sot në majat e politikës ka mbetur pa u ofenduar dhe pa ofenduar, përmes këtij njeriu që as kishte bërë gjë, as dinte gjë se çfarë bëhej me të.

Veri ishte bërë etaloni i budallallëkut, i injorancës, i përbuzjes, i ofendimit, sharjes. Politikanë, gazetarë, njerëz të ditur e të paditur, e përdornin epitetin “Ver Llapa” për të ofenduar këdo që nuk mendonte apo vepronte si ai.

Lexo edhe :   200 mijë euro avioni privat/Berisha: Rama ka shkuar për të bërë vaksinën

Socialistët qeshnin kur Berishës i bënin një gjuhë të madhe, e i thonin: Versioni i ri i Ver Llapës. Po kështu demokratët, kur “llapën” e Verit ia montonin Ramës. Ata që nuk qeshnin, thjeshtë heshtinin. Heshtnin edhe ata që të nxjerrin sytë nëse guxon të ofendosh dikë për shkak të orientimit seksual, ata që ulërasin për të drejtat e njeriut, për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara etj etj.

Lexo edhe :   "Basha fle gjumë", kryedemokrati: Kaloj 4-5 ditë pa i parë fëmijët

Tani Veri nuk do të jetë më tek hekurat ndarës të rrugës tek 21 Dhjetori. Ndërsa në rrjet do të vazhdojë të jetojë hipokrizina e një shoqërie të tërë llapaqene, e pafytyrë, pa moral që e përdor dhe shpërdor një njeri fatkeq pa pikën e turpit.

Veri iku tani, ndërsa neve na mbeti Llapa.

Një Llapë ku ne duhet të shikohemi në pasqyrë, për të parë se sa të shëmtuar e të pashpirt jemi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Rusia i dhuron Serbisë 11 tanke, Vuçiç: Do forcojmë edhe më shumë ushtrinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot në kazermën “Mija Stanimiroviç” në Nish se është mirënjohës ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin për...

Çfarë mendonin për Shqipërinë e shqiptarët, Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini

Nga: Adrian Civici Shqiptarët e kanë nderuar dhe adhuruar Karl Marksin, Engelsin, Leninin dhe Stalinin, ndoshta më shumë se popujt e tjerë të vendeve ish-socialiste...