Argjendi, djali i parë që u prezantua për këtë sezon në “Për’puthen”, vendosi të largohej nga programi. Afrimitet pati me Ritvanën, e ndërsa gjatë emisioneve të fundit është reflektuar një situatë e tensionuar mes tyre.
Puntatën e djeshme, ai tha se do të largohet, pasi ka nisur një njohje jashtë dhe ia ka komunikuar këtë produksionit që prej dy javësh. Ndër të tjera, Argjendi zbuloi se Ritvana ka qenë te shtëpia e tij, gjë të cilën ajo e mohoi disa herë e irrituar.
“Dua të them se kam shijuar çdo moment edhe të mira edhe të këqija. Momente të bukura e ndoshta më pak të bukura. Shumë faleminderit të gjithëve. Nuk kam dashur kurrë të shpik ndonjë gjë vërtetë. Thjesht dua t’ju falenderoj juve, Olsën, produksionin, për respektin që më keni dhënë dhe ju uroj çdo të mbarë”, tha ai në ikje.