E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Ndërhyn Rusia, Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë marrëveshje armëpushimi

Pas një dite luftimesh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, është arritur për një armëpushim. Lufta në kufirin lindor është ndërprerë me ndërmjetësimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Për momentin, luftimet në malet e Kilisalit janë ndalur. Situata është normalizuar dhe është nën kontroll”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, në një deklaratë.

Armenët dhe Azerbajxhanët morën hapa për të “stabilizuar situatën”, pas bisedave telefonike të mbajtura nga Shoigú me kolegët e tij nga të dy vendet.

Përleshjet të martën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, pranë rajonit të diskutueshëm të Nagorno Karabakut, shkaktuan “humbje” të jetëve njerëzore. Po kështu, ngjallën frikën për një përshkallëzim të ri ushtarak, një vit pas një lufte vdekjeprurëse.

Pak më parë, kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinián, denoncoi agresionin ushtarak të Azerbajxhanit, duke folur me telefon me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, i cili në nëntor 2020 ndërmjetësoi mes dy vendeve për të ndaluar konfliktin në Nagorno Karabakh.

Në shenjë shqetësimi për shpërthimin e këtyre përplasjeve, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u takua me liderët e këtyre dy vendeve rivale të Kaukazit, të cilët i bëri thirrje për një “de-përshkallëzimi urgjent”.

Të martën, “një sulm i forcave të Azerbajxhanit kundër pozicioneve të forcave armene, shkaktoi vdekje dhe plagosje në anën armene”, deklaroi Ministria Armene e Mbrojtjes në një deklaratë, pa specifikuar bilancin e viktimave.

Armenia humbi gjithashtu kontrollin e “dy pozicioneve ushtarake” dhe 12 ushtarë të saj u kapën nga Azerbajxhani, sipas Jerevanit, i cili nga ana e tij pretendon se u ka shkaktuar “humbje të rënda” forcave të Baku dhe shton se “luftimet vazhdojnë me të njëjtin intensitet”.

Burimi i lajmit: thesaxon. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Greqia konfirmon rastin e parë të Omicron. Gjobë kush nuk vaksinohet

Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit të koronavirusit Omicron në ishullin e Kretës, njoftoi sot në mëngjes Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos...

Akuzat për “Toyota Yaris”, Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën

Në Kuvend janë rikthyer sërish përplasjet e ashpra ndërmjet mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me ndryshimet në ligjin për "Pastrimin e parave". Kreu i...

4 mijë euro për gradën “Nënkomisar”, SPAK del me njoftimin e rëndësishëm

Një kryekomisar, me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë si dhe një Inspektor në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor të Policisë...

Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun

Kryedemokrati Basha, nga Kuvendi bëri thirrje që të pranohet kërkesa për Vettingun në politikë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Basha...

Rama: Do ndaloheni të shkoni në punë, nëse nuk vaksinoheni!

Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët e pa vaksinuar, se nëse nuk marrin dozën e parë, do vijë dita që nuk do mund të marrin...