Një shqiptar i Kosovës është vrarë në Gjermani. Një përplasje me armë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani, ka përfunduar me vdekjen e një shqiptari.
Mediat raportojnë se mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër.
Më pas u dëgjuan krisma. Shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur. Policia është vënë në kërkim të autorit, ndërsa në aksion janë përfshirë edhe forcat speciale.