pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayettambet güncel giriştaraftarium24betasusjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvsweet bonanzajustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetvakticasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişmeritkingbetbeybetbey giriştambettambet girişbetgarantibetgaranti girişwbahiswbahis giriştambetnesinecasino girişnesinecasinoibizabet girişibizabetbahiscom girişbahiscomBettilt girişBettiltjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsuperbetinpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusumarsbahiscasinowonjojobetcasibombettiltgrandpashabetsuperbetinhititbetpusulabetholiganbetbahiscomjojobetmatbetmarsbahiscratosroyalbetmeritkingjojobet girişPusulabetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişHoliganbetdeneme bonususuperbetin girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelergrandpashabetjojobetholiganbet girişgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Përplasja për Kushtetuesen, edhe Meta kërkesë Venecias

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë të gjatë Komisionit të Venecias, në kundërpërgjigje të lëvizjes së bërë nga shumica për të kërkuar nga ky organizëm ekspertësh ndërkombëtarë, interpretim mbi situatën e krijuar nëntorin e vitit të kaluar me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesa nis me një letër drejtuar presidentit të Komisionit Gianni Buquicchio, me vlerësime kryesisht të natyrës politike.

“Në mungesë, prej më shumë se dy vjetësh të Gjykatës Kushtetuese, në mungesë të Gjykatës së Lartë, në kushtet e një krize sui generis të përfaqësimit ku Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë janë në duart e një force të vetme politike, ashtu si dhe pjesa dërrmuese e 2 organeve të pavarura emëruar nga kjo forcë politike, duke sjellë çekuilibrim të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, vendi ndodhet përpara rrezikut të kapjes totale të shtetit. Ky kontekst shoqëruar me zbatimin e njëanshëm, antikushtetues dhe në shkelje flagrante të rekomandimeve të Komisionit të Venecias mbi reformën në drejtësi, po zhyt gjithmonë e më shumë vendin në paligjshmëri, antikushtetuetshmëri, dhe drejt autokracisë”, shkruan Meta.

Ai vijon më tej duke u shprehur se “është për të ardhur keq që institucioni kryesor i keqzbatimit të reformës në drejtësi është pikërisht Kuvendi, tashmë mono-partiak. Kjo qasje e njëanshme imponuese dhe jobashkëpunuese e Kuvendit u ndoq edhe me nisjen e procesit të ringritjes së Gjykatës Kushtetuese, duke tentuar rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe si pasojë kapjen edhe të institucionit më të lartë të drejtësisë”.

Përplasja mes palëve nisi, pasi presidenti Ilir Meta vendosi që të mos zgjidhte një nga kandidatët që përkisnin vakancës që duhej plotësuar nga Kreu i Shtetit duke arsyetuar se sipas tij, ai kishte plotësuar tanimë një vakancë dhe duhej të ishte parlamenti që të vijonte me përzgjedhjen e një kandidati nga listat e tij.

Sipas shumicës, presidenti nuk respektoi afatin 30 ditor që parashikon ligji, e për pasojë, kandidatja që renditej e para në listën e e vakancës që tij, Arta Vorpsi quhej automatikisht e emëruar.

Parlamenti vijoi me zgjedhjen e dy kandidatëve, ndërkohë që zoti Meta, dekretoi më pas nga lista e tij Marsida Xhaferllarin e cila u ftua të bënte betimin, së bashku me dy kandidatet e zgjedhura nga parlamenti.

Meta foli për një përpjekje nga ana e shumicës për t’i marrë atij kompetencat dhe nisi një betejë të ashpër kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, i cilësuar prej tij si shkaktari i situatës së krijuar dhe si një njeri që kishte punuar për llogari të shumicës në pushtet.

E gjithë kjo situatë si dhe vendimi i mëtejshëm i Komisionit Hetimor të parlamentit, i ngritur për shkarkimin e presidentit, për të zgjeruar objektin e punës së tij, jo vetëm me rastin e dekretit për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por dhe me rastin e emërimeve në Gjykatën Kushtetues, përbën lëndën e parë të kërkesës prej më shumë se 40 faqesh që zoti Meta i ka drejtuar Komisionit të Venecias.

Presidenti vlerëson se parlamenti i ka zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke patur vetëm 1 kandidat, pra në kundërshtim me përcaktimin kushtetues, pasi kërkohet që të jenë të paktën tre kandidatura.

Nga ana e tij dhe vetë zoti Meta, duke emëruar zonjën Xhaferllari, nuk pati mundësi zgjedhjeje mes 3 kandidaturave por vetm 2. Por ai vlerëson se “në rastin konkret, pasja e 2 (dy) alternativave garantonte thelbin e të drejtës së zgjedhjes dhe se fryma e Kushtetutës ruhej”.

Zoti Meta i është drejtuar më pas Komisionit, me një numër të madh pyetjesh për shumë aspekte, që nga Zgjerimi i objektit të Komisionit Hetimor nga Parlamenti; Procedurat e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga parlamenti; Roli i presidentit në rastin e emërimeve; Roli i parlamentit dhe veprimet e tij në emërimet e kandidatëve dhe së fundi Aktiviteti i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Janë të paktën në total 38 pyetje për të cilat zoti Meta ka kërkuar një shpjegim nga Komisioni i Venecias, ekspertët e të cilit pritet të mbërrijnë në Tiranë në mesin e muajit të ardhshëm, pikërisht për këtë debat mes palëve.

Kur në nëntorin e shkuar, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtarë, e sidomos të Shteteve të Bashkuara sugjeruan përfshirjen e Komisionit të Venecias, për zgjidhjen e kësaj përplasjeje të re, zoti Meta reagoi me tone shumë të ashpra, duke i akuzuar ata se për kërkojnë të shpëtojnë kreun e KED-së Dvoranin e duke deklaruar se “Nuk ka më shtet të ambasadave por vetm Shtet të së drejtës”. /Voa

Tags: kerkeseKushtetuesjaMetaVenecia

TË LIDHURA

Aktualitet

Protestuesit ndalojnë marshimin para Parlamentit: Ky është vendi i krimit

22:59 | 16/06/2026
Aktualitet

Rama: Mbledhja e parë e BE-së me Shqipërinë anëtare, rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjen

22:58 | 16/06/2026
Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Next Post

Haradinaj: 150 kosovarë kanë humbur jetën duke luftuar në Siri

Edi Ramën apo Fatos Nanon/ Berisha bën zgjedhjen e tij

"Padia e Ramës një paturpësi", Haradinaj: Ai është fanatik i ndarjes së Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protestuesit ndalojnë marshimin para Parlamentit: Ky është vendi i krimit

by mirseda
22:59 | 16/06/2026
0

Në marshimin e tyre, protestuesit në këtë ditë të 17-të të qëndresës së tyre, kanë ndalur para...

Rama: Mbledhja e parë e BE-së me Shqipërinë anëtare, rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjen

22:58 | 16/06/2026

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026

Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodik kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

22:50 | 16/06/2026

Shqiptarët protestojnë kundër Ramës në Berlin: Jep dorëheqjen!

22:48 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com