Përplasja e SHBA me Kinën dhe Rusinë: A po bëhet realitet profecia e Oruellit?

Nga: Simon Tisdall “The Guardian”

Mundet të jetë thjesht rastësi që Rusia po gruponte javën e kaluar ushtarët e saj pranë kufirit me Ukrainën në të njëjtën kohë kur Kina kërcënoi hapur përmes një stërvitje të madhe ushtarake ishullin rebel të Tajvanit.

Rusia dhe Kina po krijojnë një aleancë gjithnjë e më të ngushtë mes tyre. Ndërsa nuk ka prova të një bashkëpunimi të drejtpërdrejtë mbi Ukrainën dhe Tajvanin, presidentët Putin dhe Xi janë pa dyshim plotësisht të vetëdijshëm për veprimet e njëri-tjetrit, të cilat kanë një efekt të njëjtë dhe përforcues:provokimin e administratës amerikane të Xho Bajdenit.

Ajo që po ndodh tani,mund të cilësohet si përmbushja përfundimtare e makthit të Xhorxh Oruell në romanin e tij distopian “1984”,të njënjë bote të ndarë gjeografikisht, politikisht dhe ushtarakisht në 3 super-shtete rivale:Oqeania (Amerika e Veriut plus Britania), Euroazia (Rusia dhe Evropa) dhe Eastasia (Kina).

Botimi i librit të Oruell në vitin 1949, përkoi me formimin e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe shfaqjen në skenë botërorë të Bashkimit Sovjetik të Josif Stalinit si një fuqi e armatosur bërthamore. Ai vit solli gjithashtu shpalljen e Republikës Popullore të Kinës nga Mao Ce Duni.

Megjithatë ato ishin ditët e para. Parashikimi i Oruell për një përballje globale të pafundme në 3 fronte u pa të ishte i parakohshëm. Kinës i duhej kohë për t’u zhvilluar. Bashkimi Sovjetik u shemb. SHBA pretendoi fitoren duke shpallur një moment unipolar.

Megjithatë, sot sipas disa parametrave ka nisur të ekzistojë më në fund bota trepolare e  Oruellit. 2021-shi është viti 1984 i ri. Nëse Kina dhe Rusia janë aktualisht duke ushtruar presion ndaj SHBA-së, kjo është e barabartë me në një botë ku asnjëra nga superfuqitë nuk lejohet të dominojë dy të tjerat.

Në vitin 1972, Riçard Niksoni kërkoi ndihmën e Kinës kundër sovjetikëve. Ndoshta SHBA-ja dhe Rusia do të bashkëpunojnë një ditë kundër Pekinit. Mbrojtësit e një bote multipolare do të thonë se kjo panoramë është shumë e thjeshtëzuar, dhe se ekuilibri strategjik është më delikat dhe kompleks sesa kaq.

Por tregojuni atyre rajonin lindor të Ukrainës, Donbasin, Krimenë e pushtuar, dhe rreshtimin e trupave ruse në kufi për arsye ende të paqarta. Konsensusi midis analistëve, është se Putini nuk do ta pushtojë Ukrainën. Atëherë, çfarë ka ai në kokë?

Mbrojtësit e tij sugjerojnë se u provokua nga një dekret ukrainas muajin e kaluar, që e shpallte sërish si një objektiv kryesor rimarrjen e Krimesë, të pushtuar dhe aneksuar nga Rusia në vitin 2014, bashkë me synimin për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Një shpjegim më banal është se Moska po i bën presion Kievit, për t’i dhënë fund bllokimit të ashtuquajtur proces i paqes në Minsk – pasi është shkelur armëpushimi i fundit në Donbas. Putini fitoi një vlerësim të madh në publik pas aneksimit të Krimesë. Muajin e kaluar, ai përdori një aktivitet publik për të shënuar përvjetorin e 7-të të atij rekordi. Por mesa duket dështoi. Rusët janë më të shqetësuar për pandeminë e koronavirusit (dhe reagimin e dobët të shtetit), rënien e të ardhurave dhe një përkeqësim i perspektivës së tyre socio-ekonomike.

Lexo edhe :   Sulmuan SHBA-në: Kush janë hakerat e “Dark Side” dhe kush qëndron pas tyre

Më shumë se kurrë më parë, projekti i restaurimit të perandorisë sovjetike nga Putin, duket i parëndësishëm, veçanërisht për të rinjtë. Putini gjendet në shënjestër të kritikave në shtëpi nga mbështetës dhe aktivistë të shumë të persekutuarit e opozitës, Aleskei Navalni, dhe për akuzat për korrupsion.

Sipas një sondazhi të fundit të “Levada Center” vetëm 32 për qind e rusëve i besojnë presidentit të tyre. Në këto kushte, manovrat në kufirin me Ukrainën duken si një shpërqendrim i llogaritur enkas për qëllime politike të brendshme.

Megjithatë, Putini mund të jetë duke testuar qëllimisht vendosmërinë e SHBA-së dhe Evropës. Ai nuk do ta ketë harruar se si Xhoxh W.Bush i premtoi mbështetje të palëkundur qeverisë së sapozgjedhur demokratike të Gjeorgjisë në vitin 2005, dhe më pas qëndroi duarkryq kur shpërtheu lufta me Rusinë në gusht 2008.

Siç vuri në dukje analisti Ted Karpenter javën e kaluar, SHBA dhe NATO nuk do të hynin në luftë kundër Rusinë as për shkak të Ukrainës Lindore. Por nëse e bëjnë, Lufta e Tretë Botërore do të jetë vetëm një hap larg.

Pikërisht këtu qëndron rreziku i vërtetë global:në hendekun midis fjalëve dhe veprave në luftën e intensifikuar verbale trepalëshe midis superfuqive. A do ta quajë një bllof Putini, deklaratën e presidentit amerikan Bajden se është ai është “vrasëse”? Po lideri kinez Xi Jingping?

Udhëheqësi komuniste ,i Kinës duket si një njeri i prirur nga vetëpërmbajtja. Ai ka përjetuar shumë sulme nga Perëndimi, përfshirë akuzat për gjenocid në Xinjiang, brutalitetin në Hong Kong dhe agresionin në detet përreth Kinës. Çfarë po e nxit atë tani teksa forcat e tij po rrethojnë Tajvanin?

Një përgjigje është se edhe Xi mund të shpresojë ta largojë vëmendjen nga problemet e brendshme. Ndoshta ai po përballet me sfida të mëdha brenda Partisë Komuniste të Kinës. Me shumë gjasa, ai do të dëshironte të shënonte 100-vjetorin e themelimit të PKK në korrik të këtij viti, duke pushtuar përfundimisht atë që ishte dikur bastioni i nacionalistëve të Çang Kai-shek.

Ribashkimi i Tajvanit do të vuloste trashëgiminë e Xi. Lidhjet gjithnjë e më të afërta personale, strategjike dhe ushtarake me Rusinë e Putinit, nënkuptojnë se ai nuk do të përballet me asnjë kthim prapa. Tajvanezët zotohen të luftojnë, por ata nuk mund të mbizotërojnë të vetëm.

Vetëm amerikanët janë një pengesë e vërtetë në rrugën e tij. A po teston Xi “pulsin” e Uashingtonit? Apo do t’i sfidojë ata, dhe do të bëjë së shpejti një lëvizje kundër Tajvanit? Makthi Oruellian për Bajdenin dhe Perëndimin, do të ishte një pushtim i njëkohshëm rus i Ukrainës dhe një sulm kinez ndaj Tajvanit. Zgjedhja e Oqeanisë:një luftë në dy fronte, ose poshtërim. Mirë se vini në botën e Uinstonit.

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/apr/11/china-v-russia-v-america-is-2021-the-year-orwells-1984-comes-true

Përshtatur nga TIRANA TODAY