Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Përpjekjet e Metës morën fund me 30 qershorin”, Balla nga takimi me Asambletë: Tani s’ka më llafe

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Përpjekjet e Metës morën fund me 30 qershorin”, Balla nga takimi me Asambletë: Tani s’ka më llafe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar mbledhje falënderimi me Asambletë e Partisë Socialiste në Gramsh, Cërrik dhe Librazhd.

Në mbledhje, Balla u shpreh se 30 qershori tregoi një mbështetje të jashtëzakonshme për PS, madje, edhe më të madhe se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

“Në 30 Qershor Partia Socialiste mori 15 mijë vota më shumë në Qarkun e Elbasanit në krahasim me vitin 2017. Qytetarët treguan se janë për shtetin me rregulla dhe me ligje dhe jo për kaos”, tha Balla.

Në takimin në Librazhd, Balla deklaroi se pjesëmarrja atje ishte shumë mirë në krahasim me mesataren kombëtare, me 37.54% votues.

“Pjesmarrja jonë ishte në kushtet e një normaliteti zgjedhor. Nuk kishte ndonjë dallim nga zgjedhje tejet normale ku marrin pjesë edhe ato që kanë qenë partitë kryesore të opozitës. Nëse në një palë zgjedhje normale, në shkallë kombëtare marrin pjesë 46%, në Bashkinë Librazhd morën pjesë 37.54% në zgjedhjet e 30 Qershorit. Pra, kanë mbetur pa marrë pjesë vetëm 8.5% e popullësisë dhe në kushtet e një vape të madhe, të sezonit bujqësor shumë të angazhuar dhe të një klime politike, jo ashtu siç duhet, duhet të falenderoj popullin e Librazhdit që zgjodhi të respektojë shtetin me rregulla dhe me ligje”- u shpreh ai.

Ndërsa në takimin e tij në Gramsh, Balla tha se:

“Për ne 30 Qershori ishte një moment shumë i rëndësishëm i cili tregoi që shqiptarëve, askush nuk mund t’ua heqë të drejtën për të votuar, për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur.
Pati një përpjekje të paimagjinueshme, në të cilën u përfshi, jo vetëm opozita, por për fat të keq, edhe Presidenti i Republikës, për t’i hequr të drejtën popullit të Gramshit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kjo përpjekje mori fund në 30 Qershor, ne tani duhet të fillojmë menjëherë punën”, nënvizoi Balla.

Nga ana tjetër, në takimin në Cërrik, Balla u shpreh se tashmë punët nuk presin dhe se para çdo kryetari bashkie shtrohen detyra të rëndësishme, sidomos në ato bashki, si Cërriku, që nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve.

“Këto zgjedhje mbaruan por miq, të tjerat janë zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2021, ta kemi të qartë se mos kanë mbetur dyshime. Tani s’ka më llafe, tani ka punë. Duhet që sapo të hyjë kryetari të bëjë detyrat e rëndësishme që e presin. Vota e 30 Qershorit ishte një votë, këtu në Cërrik, përtej votave të PS, prandaj edhe një herë mirënjohje të gjithëve”, tha Balla.

Tags: 30 qershoriasamblete e psCerrikGramshilir metalibrazhdtakimeTaulant BallaZgjedhjet

TË LIDHURA

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën
Politikë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

18:35 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK heton trafik droge nga Kolumbia, 15 persona të identifikuar

17:47 | 06/03/2026
Next Post
“U kthye me këpucë të kuqe”/ Berisha liston arsyet, që shënuan dështimin e Shqipërisë

“U kthye me këpucë të kuqe”/ Berisha liston arsyet, që shënuan dështimin e Shqipërisë

Zgjedhjet/ Instituti i Studimeve Politike plas skandalin e radhës, nxjerr tabelën…

Zgjedhjet/ Instituti i Studimeve Politike plas skandalin e radhës, nxjerr tabelën...

Çfarë ndodhi? Kush e bëri të qajë Elvana Gjatën

Çfarë ndodhi? Kush e bëri të qajë Elvana Gjatën







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet
Bota

Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet

by mirseda
18:40 | 06/03/2026
0

Një mburojë europiane po krijohet për Qipron përballë luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, e...

Alkol, veshje festive dhe muzikë! Izraelitët argëtohen në bunkerë gjatë luftës me Iranin

Alkol, veshje festive dhe muzikë! Izraelitët argëtohen në bunkerë gjatë luftës me Iranin

18:38 | 06/03/2026
Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

18:35 | 06/03/2026
Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

Osmani shpërndan Parlamentin, IDK kërkon fjalën e Kushtetueses para zgjedhjeve

18:32 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com