pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetcasibompasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Përpjekjet amerikane për të frenuar përhapjen e koronavirusit në botë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Në SHBA, ligjvënësit po punojnë për një marrëveshje dypartiake që do të siguronte miliarda dollarë fonde emergjence për të frenuar përhapjen e koronavirusit në botë.

Demokratët e Kongresit kanë kritikuar administratën Trump për një përgjigje të koordinuar dobët, duke e cilësuar të pamjaftueshëm propozimin e Shtëpisë së Bardhë për vetëm 2.5 miliardë dollarë fonde.

Por siç njofton Katherine Gypson e Zërit të Amerikës, zyrtarët shëndetësorë i siguruan ligjvënësit se përpjekjet e SHBA po japin rezultat.

Në Kaliforni, shfaqja e rastit të parë me koronavirus në vend pa asnjë lidhje me burime të jashtme e ka rritur trysninë ndaj ligjvënësve amerikanë për të marrë masa.

Pas një jave mesazhesh kontradiktore të administratës Trump, Zëvendës Presidenti Pence mori drejtimin e përpjekjeve për t’iu përgjigjur kërcënimit.

“Ne do të përdorim të gjithë forcën e qeverisë për t’u përballur me këtë. Presidenti dëshiron ta bëjë të qartë se çfarë përparësie është kjo për të dhe për administratën tonë”, tha zoti Pence.

Por kostot e paparashikuara për koronavirusin do të kërkojnë para shtesë nga Kongresi, duke bërë që demokratët të dilnin pa humbur kohë për të thënë se vetë zoti Trump është përpjekur të shkurtojë programet që do të ishin të nevojshme në këtë rast.

“Kush shkurtoi 35 milion dollarë nga fondi i reagimit të shpejtë për sëmundjet infektive? Presidenti Trump. Kush shkurtoi 85 milion dollarë nga fondi i emergjencës për sëmundjet infektive? Presidenti Trump. Kush shkurtoi 120 milion dollarë nga programet për gatishmërinë dhe reagimin në çështjet e shëndetit publik? Presidenti Trump. Dhe kush thjesht propozoi shkurtimin me 16% të buxhetit të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve që është agjensia për luftimin e këtyre lloj viruseve? Jo demokratët. Jo media. E bëri Presidenti Trump”, tha senatori demokrat Chuck Schumer.

Presidenti Trump kandidon këtë vjeshtë për rizgjedhje dhe republikanët i akuzojnë demokratët se po luajnë politikë me një krizë ndërkombëtare.

“Koronavirusi nuk do t’ia dijë për ciklet e grindjeve partiake apo lajmet politike. Kjo sëmundje e re nuk mund të presë derisa ligjvënësit të shfryjnë dufin, gjë që mund të na çonte më larg e jo më afër rezultatit.”

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila është përpjekur të qetësojë njerëzit duke vizituar një qendër të komunitetit kinez në distriktin e saj, tha se ligjvënësit janë afër një marrëveshjeje:

“Ne duhet të jemi të gatshëm për të punuar në një mënyrë dypartiake në Kongres si dhe me administratën, për të arritur qëllimin e duhur. Në lojë është jeta e njerëzve. Nuk është koha për të vënë gishtin te dikush ose për të luajtur politikë,” tha zonja Pelosi.

Zyrtarët e shëndetësisë që informuan ligjvënësit mbi masat e SHBA, thanë se publiku nuk duhet të frikësohet, edhe pse priten më shumë raste.

“Rreziku për publikun amerikan është i ulët. Ne kemi një strategji agresive të frenimit që ka funksionuar realisht deri më tani në 15 raste në Shtetet e Bashkuara. Deri në rastin e sapo shfaqur në Sacramento, nuk kemi patur asnjë rast të ri gjatë dy javëve. Besoj se do të shohim raste të reja,” thotë Dr. Robert Redfield, i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Lëvizja e shpejtë e virusit po detyron shumë ligjvënës të pranojnë se askush nuk e di se sa para do të duhen, 2,5 miliardë dollarë siç propozon presidenti, apo 8,5 miliardë që është propozuar nga demokratët e Senatit.

“Ne thjesht duhet të garantojmë se shkencëtarët tanë dhe njerëzit në vijën e parë, veçanërisht ata që janë në sistemet e shëndetit publik dhe në spitalet e vijës së parë do të kenë burimet dhe mbështetjen e duhur”, thotë Ami Bera, ligjvënës demokrat.
Megjithë mosmarrëveshjet politike, ligjvënësit shpresojnë ta miratojnë fondin shtesë deri nga mesi i marsit. /Voa

Tags: botekoronavirusperhapjeperpjekje amerikane

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

15:04 | 11/06/2026
Bota

Sulme me tulla, zjarr dhe molotovë! Nuk ndalet dhuna në Irlandën e Veriut

09:45 | 11/06/2026
Next Post

Kosovë-Serbi/ Albin Kurti: Ne duam barazi, duam reciprocitet

Gazment Bardhi komenton arrestimin e Henri Çilit

Koronavirusi/ Dy pacientë në Maqedoninë e Veriut arratisen nga spitali







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

by mirseda
16:37 | 11/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër, ku...

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Spiropali në Bundestag: Miqtë tanë janë të rëndësishëm, por transformimi varet nga ne

16:19 | 11/06/2026

U kapën me arsenal armësh në Tiranë, Gjykata lë në burg katër të arrestuarit

15:47 | 11/06/2026

27-vjetori i çlirimit të Prishtinës/ Veteranët marshojnë, kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

15:33 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com