Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përpara ligjit pa përjashtim

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj

Kosova dhe Shqipëria janë dy vende ku partnerët perëndimorë, SHBA-ja dhe BE-ja, e kanë parë të domosdoshme ngritjen e Gjykatave Speciale. Marrjen e këtyre nismave juridike sui generis e kanë përcaktuar rrethana të veçanta për secilin vend. Por edhe të përafërta dhe këtu mund të përmendin si anë të së njëjtës medalje dyshimet apo akuzat për krime të pazbardhura që nuk ka guxuar kush t’i zbardhë dhe dalja mbi ligjin e kastave politike respektive. Gjykata Speciale e Kosovës me qendër në Hagë dhe Pallati i ri i Drejtësisë së re në Tiranë janë ngritur për t’u dhënë fund këtyre anomalive.

Nga kjo pikëpamje, kemi të bëjmë me një investim tjetër historik të partnerëve amerikanë dhe europianë në të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës, investim i cili mban vulën e legjitimitetit të votës së dy parlamenteve respektive.

Ajo që po fillojmë të shohim e do të vijojmë të shohim për shumë kohë tani e tutje është shkuarja në Prokurori dhe në Gjykatë e drejtuesve dhe ish-drejtuesve të lartë në Shqipëri dhe në Kosovë, marrja e tyre në pyetje për të dhënë shpjegime e dëshmi për çështje të ndryshme në hetim, marrja si të pandehur e atyre që kanë ngjyer gishtin, siç thotë një shprehje popullore, gjykimi nga togat e zeza dhe dënimi në bazë të provave dhe sipas ligjit i atyre që kanë kryer krime dhe shkelje të dënueshme penalisht.

Në përmasa më të vogla, zgjidhje të tilla të pazakonshme janë aplikuar e po aplikohen edhe në Rumani, Maqedoninë e Veriut, Kroaci. Për Kosovën dhe Shqipërinë, sidomos për Shqipërinë, është parë e udhës që zgjidhja të jetë unikale, e jashtëzakonshme, pa precedent, pa të ngjashme. Por nuk ka vend për t’u ndier të fyer “pse vetëm për ne të bëhet kështu”. Përgjigjen për rastin e Shqipërisë e ka dhënë Komisioni i Venecias. Sepse korrupsioni në sferat e larta ka shkuar larg dhe nuk ka mënyrë tjetër për të luftuar. Thënë me gjuhën popullore, sepse kështu i do mushka drutë. E njëjta gjë pak a shumë edhe për Gjykatën Speciale të Kosovës, pavarësisht specifikave të saj në krahasim me Shqipërisë. Por edhe atje nuk ka pasur me sa duket mekanizëm tjetër për të ndarë heroizmin e vërtetë të luftëtarëve të UÇK-së me banditizmin e individëve të caktuar, që dyshohen se kanë kryer krime kundër civilëve nën uniformën e saj. Do të kishte qenë shumë mirë që Shqipëria dhe Kosova ta kishin bërë vetë drejtësinë e pavarur që nuk rri nën hijen e politikës. Por kur korrupsioni dhe krimi ngjiten lart, jemi në kushtet kur helmohet medikamenti, siç thoshte Monteskie. Pra duhet dikush tjetër të na ndihmojë.

Nuk ka pra vend për t’u ndier të fyer, por as për t’u trembur e ca më pak për të ricikluar paranojat e një konspiracioni ndërkombëtar kundër “udhëheqësve” tanë, shoqëruar me shfaqjet e vetëviktimizimit me nota folklorike sikur SHBA-ja dhe Europa nuk durojnë dot mëvetësinë e drejtuesve tanë, na e kanë me të keq, me hile, e tjerë. Mjerisht ky “material” i së kaluarës ka shtresime ende evidente në psikikën tonë. Vjen nga enverizmi, por vjen edhe nga një mentalitet i caktuar i vendeve të vogla ballkanike, për të cilët, siç thoshte filozofi franko-rumun, Emil Cioran, “historia është nevojshmërisht diabolike”.

Kjo ka pasur kuptim për racën tonë njëherë e një kohë. Nuk ka sot kur SHBA-ja dhe Europa kanë investuar kaq shumë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për demokracinë dhe sigurinë në Shqipëri, për çështjen shqiptare në tërësi. Dhe të gjitha këto, duke mos na kërkuar asgjë në shkëmbim, përveçse të bëhemi vende demokratike normale. Perëndimi na do siç duhet të jetë një vend aleat me ta. Apo vendi aleat që jemi e duam të jemi. Kaq! Asgjë tjetër përtej kësaj. E gjitha kjo është e natyrshme dhe përkon plotësisht me orientimin dhe aspiratat perëndimore të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Ndaj si rregull, kur përplaset me SHBA-në apo BE-në drejtuesi i sotëm shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë nuk është duke dëshmuar mëvetësi në kuptimin e mirë të fjalës, por interesa të ngushta të pushtetit të tij, për të mos thënë edhe konfuzion në orientim.

SHBA-ja dhe NATO-ja janë çliruesit e Kosovës. Ishin sulmet ajrore të NATO-s që thyen makinerinë e rëndë ushtarake dhe paramilitare të Millosheviçit në Kosovë. UÇK-ja ka kontributin e vet të njohur, ajo e veshi aspiratën për liri dhe pavarësi të Kosovës me betimin ushtarak të qindra mijëra shqiptarëve që morën armët, e vaditi me gjakun e dëshmorëve, vuri pjesën e shqiptarisë në monumentin e fitores.

UÇK-ja ka pasur epizmin, idealizmin, sakrificat; ka pasur komandantë e ushtarë trima e të ndershëm. Por nën emrin e saj dhe me emrin e saj janë kryer edhe krime nga banditë dhe plaçkitës të armatosur që u shfaqën gjoja si çlirimtarë andej-këndej pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovën e lirë. Veç kësaj, në Kosovën e pasluftës është vënë re edhe ajo që ndodh shpesh në zhvillime të tilla, kur atdhetarizmi i faktorëve vendas nga forcë e qëndresës, që është nën sundimin e kolonëve, fillon e shndërrohet, me të ikur ata, në mjet sundimi. Kjo është e keqe dhe problematike në çdo rast, por do të ishte dyfish e tillë në Kosovë, ku liria dhe pavarësia kanë gjurmën e fortë të autorësisë së SHBA-së dhe vendeve të tjera të Perëndimit. Këto vende janë investuar e investohen që Kosova të vetëqeveriset, por nuk do të lejonin abuzimet apo lojëra në shpërdorim të kontributit të tyre.

Gjykata Speciale do të ndalë shapin nga sheqeri në lidhje me krimet eventuale nën maskën e UÇK-së dhe me abuzimet e mëtejshme. Kjo i bën mirë njëherë e përgjithmonë emrit të UÇK-së dhe vetë integrimit euroatlantik të Kosovës.

Po kështu SPAK-u dhe Gjykata Speciale në Shqipëri. Këtu situata është më e ndërlikuar, por e rëndësishme është se zgjidhja po vjen. Ka qenë e pritshme që reforma në drejtësi të krijonte tensione dhe frikë në sferat e larta. Por në thelb elitës politike nuk i bën nder fakti që sa më shumë është afruar dita e ngritjes së institucioneve të drejtësisë së re, aq më shumë është ashpërsuar konflikti politik. Tani jemi në fundin e një historie dhe së shpejti në fillimin e një të reje.

Do të hetohen koncesionet me radhë, transaksionet e mëdha të pronës publike, krimet e mëdha që flenë në sirtarët e frikës dhe kapjes së drejtësisë së vjetër, krimet elektorale, përgjimet e dosjeve “339”, “184” dhe të tjera që mund të ketë. Do të hetohen plot çështje të mbartura dhe të freskëta që nuk i dimë dhe mund të jenë edhe më të bujshme se ato që dimë.

Fati i drejtuesve dhe ish-drejtuesve është në radhë të parë në duart e tyre, në kuptimin që po të mos kenë bërë gjë nuk do t’i gjejë gjë. Ata nuk mund të mos i kapë më ligji, siç ka ndodhur deri sot. Para ligjit pa përjashtim – kjo është “mantra” e periudhës. Nga ana tjetër, drejtësia në kohën tonë, edhe po të dojë ndokush, nuk mund të çojë në fund në asnjë lloj forme dënimesh politike të një pale për llogari të një pale tjetër. Ky është sundimi i ligjit nga baza në majë të piramidës shtetërore dhe shoqërore, pa të cilin sundimi i popullit mbetet një parullë e vjetër. /Gazeta Liberale/

 

 

 

Tags: kosovaPrec zogajshqiperia

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Shpërndarja e emigrantëve/Salvini i vendosur për të ‘mbyllur dyert’ e Italisë

Shpërndarja e emigrantëve/Salvini i vendosur për të ‘mbyllur dyert’ e Italisë

Jeni mbrojtur mjaftueshëm nga dielli? Ja ku gaboni

Jeni mbrojtur mjaftueshëm nga dielli? Ja ku gaboni

Moti plot surpriza, nesër reshje shiu në gjithë vendin

Moti plot surpriza, nesër reshje shiu në gjithë vendin

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com