Në sajë të një eksperimenti kryer së fundmi, studiuesit kanë arritur në përfundimin se të mbledhësh duart grusht, ndihmon për të përmirësuar kujtesën.
Sipas kërkuesve, për të memorizuar më mirë informacionet, ju duhet të shtrëngoni fort grushtat.
Ekspertët kanë kryer një eksperiment, dhe gjetën se kur një njeri shtrëngon grushtin e djathtë, mund të memorizojë një listë të madhe të fjalëve. Ndërsa grushti i majtë ndihmon për të ruajtur informacionet e fshehura, në memorien afatshkurtër.
Sipas tyre, këto lëvizje stimulojnë një zonë të caktuar të trurit, që janë përgjegjëse për ruajtjen dhe rikuperimin e kujtimeve.