Aktualitet

Momenti prekës, Alvini takohet me gjyshin (VIDEO)


               Publikuar në : 20:17 - 09/11/19 M S

Alvin Berisha është bashkuar me familjen e tij, pas pesë vitesh qëndrimi në kampin e ferrit “Al Hol”, në Siri. Pas takimit me motrat dhe babanë e tij, 11-vjeçari ka kërkuar të takohet me gjyshin e tij.

“Më ço te gjyshi”, kanë qenë fjalët e Alvinit, sapo ka takuar të atin, Afrim Berishën. Ky i fundit ka publikuar një video në faqen e tij të “Facebook”, ku tregon edhe momentin e takimit të vogëlushit me gjyshin e tij.


Vogëlushi shqiptar, i cili në dhjetor të 2014 u mor nga nëna e tij, që shkoi në Siri për t’iu bashkuar organizatës terroriste “ISIS”, mbërriti dje në aeroport, ku e priste babai, Afrim Berisha, me dy motrat.

Alvini së bashku me babain dhe motrat, u nisën më tej në shtëpinë e tyre. “Mirë se erdhe kampion”, ishte banderola e varur në hyrje të banesës.

“Mirë se erdhe kampion”, Alvini kthehet në shtëpi (FOTO)

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT