Aktualitet

Po ktheheshin nga Greqia, 3 anëtarë të familjes përfundojnë në kanal


               Publikuar në : 20:40 - 09/11/19 M S

Një aksident, fatmirësisht pa të lënduar është shënuar në aksin Levan-Fier mbrëmjen e kësaj të shtune. Tre persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Toyota”, kanë përfunduar jashtë rruge. Mjeti me targa greke YKT 5006, për shkak edhe të reshjeve të shiut, ka dalë jashtë rruge.

Familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqia. Mjeti pasi ka humbur kontrollin, ka përfunduar në kanalin anësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT