Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Përlotet aktori: Kam frikë se këto ditë do gdhihemi me Teatrin nën rrënoja

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha, TT

Naun Shundi është një nga aktorët më modest të artit tonë. Nuk i pëlqen të flasë për veten, por ka lënë veprën e tij si dëshmi të asaj çfarë ai është. Aktor i mbi 60 roleve, 59-vjeçari e ka nisur karrierën shumë herët. Veç diplomimit si aktor në Institutin e Lartë të Arteve, u specializua për regji pranë Teatrit Kombëtar të Bukureshtit.

“Kurrë nuk e kam menduar që mund të largohem nga Tirana. Gjithmonë kam menduar që ato dhunti që kam, t’ia delegoj këtij teatri dhe kësaj godine. Jam bërë aktor dhe regjisor me këto parametra që kam, në radhë të parë nga regjisorët dhe aktorët të Teatrit Kombëtar. Duke parë secilin prej këtyre kolosëve të mëdhenj në sy, nuk kisha guxim t’i thoja mirëmëngjesi, nëse ai nuk më drejtohej mua.

Sot nuk janë më këto ndjesi. Vjen aktori që sapo ka mbaruar shkollën, ose është ende dhe të flet ‘hë  mo lale çkemi, ça ke bo ti”!

Nuk është cilësia e godinës ajo që përcakton vlerën e teatrit, është trupa artistike.”

Prej më shumë se 30 vitesh, Shundi është aktor i TK. Ajo nuk është vetëm një godinë, është shtëpia dhe gjithçka ai është sot. Aktori thotë për Tirana Today se kjo çështje e ka ndarë komunitetin e artistëve, duke sjellë përçarje mes tyre.

“Çështja e teatrit është politizuar së tepërmi. Është absurde të përballesh më një komunitet artistik, sepse artistët kanë gojë. Para nuk kanë, por gojë kanë. Tani si merr përsipër ti z.kryeministër, e thua që do e shembësh ti teatrin?!

Pse kjo është e vetmja alternativë, që teatri duhet shembur, në mënyrë që të ngrihet i riu po këtu?! Mbaje këtë mor zotëri, mbaje se ka vlera. Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë kundër shembjes së teatrit. Edhe në rastin më fatkeq, që kjo godinë do të shembet, unë përsëri do të them, që të bëhet prapë siç ishte.”

Shundi shprehet se e frikëson mundësia se shembja e godinës mund të nisë që tani dhe se ajo do të bëhet në mënyrë të fshehtë, vetëm kur të zgjohemi dhe ajo do të jetë e rrënuar.

“Ajo që unë i trembem më shumë është se një mëngjes do të gdhihemi dhe do ta gjejmë këtë godinë të rrafshuar. Sepse ata do ta prishin tani në këto muaj ku të gjithë janë pushim dhe do ta bëjnë natën këtë gjë. Kjo është e frikshme.”

Teksa mbrëmjen e kaluar u votua në Parlament me 75 vota pro projektligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, artistët janë të pashpresë. Prej disa muajsh, ata protestojnë, luten, ngrenë zërin, kundërshtojnë çdo ditë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Ndaj, është mëkat të prekësh shpirtin dhe punën e këtyre aktorëve që janë sot. Si edhe atyre që nuk janë më, por zërat e të cilëve janë të rrënjosur në ato mure të vjetër.

“Në 35 vjet  që unë kam kaluar këtu, ka rrezik që të kem jetuar më shumë në teatër sesa në shtëpi. Nëse unë do ta shoh këtë ndërtese të rrëzuar, nuk e di…”,-rrëfen me zërin e mekur aktori. TIRANA TODAY

Tags: aktorifrikësuargodinaNaun ShundiParlamentperlotetrrënojashembetTeatri Kombetarvotohet

TË LIDHURA

Aktualitet

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

18:47 | 04/06/2026
Aktualitet

Rama në Vlorë miting me PS, por PD-ja organizon protestë në të njëjtën orë!

18:42 | 04/06/2026
Aktualitet

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

18:31 | 04/06/2026
Next Post

Supergol, Griezmann i “thyen” duart portierit të Uruguait (Video)

Foto/Kush është Tani, shqiptari që u fundos nga WhatsApp-i

“Pritet vetëm firma, Ronaldo kreu me sukses testet mjekësore”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

by mirseda
18:47 | 04/06/2026
0

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe...

Rama në Vlorë miting me PS, por PD-ja organizon protestë në të njëjtën orë!

18:42 | 04/06/2026

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

18:31 | 04/06/2026

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com