Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Përgjimet/ Vasili: Shtet i shembur përdhe, qeveria të ikë një orë e më parë

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Bild’ publikon përgjimet mes Dakos dhe Astrit Avdylajt: Si kalove me Ramën (Video)

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar largimin e kryeministrit dhe të qeverisë, teksa e konsideron këtë të fundit si ‘të vdekur’ pas publikimit të 6 përgjimeve të publikuara sot nga gazeta Bild.

Në një deklaratë për mediat, Vasili shprehet se “shqiptarët panë se si pushteti dhe kriminelët puthen dhe dashurohen me njëri-tjetrin, pasi janë produkte reciproke të njëri-tjetrit. Përfundimisht çdo shqiptar e ka të qartë, që kur troket në dyert e shtetit të Rilindjes, zëre se ka trokitur në dyert e kriminelëve.”

Në fund të deklaratës, ish-deputeti Vasili shprehet se ora e hakmarrjes popullore ka ardhur.

Fjala e plotë:

Të nderuar qytetarë! Sot Shqipëria ndodhet në një nga momentet e saj më të vështira dhe në udhëkryqet e saj më të rrezikshme. Përfundimisht nga përgjimet zyrtare të Prokurorisë, të bëra publike nga media më e madhe evropiane “Bild”, del qartë, hapur dhe pastër se si kriminelët kanë vjedhur votat, se si kjo qeveri është ndërtuar mbi votat e vjedhura nga kriminelët, se si kriminelët telekomandojnë pushtetin, se si kriminelët imponojnë pushtetin, se si kriminelët qeverisin këtë vend nëpërmjet të dërguarve të tyre që nga zyra e kryeministrit Edi Rama dhe deri tek ministrat, kryetarët e bashkive, drejtorët gjithëfarësh. Sot shqiptarët panë qartë që ata që punojnë dhe nuk votojnë Rilindjen e Edi Ramës largohen nga puna dhe mbeten pa bukën e gojës. Shqiptarët panë se si pushteti dhe kriminelët puthen dhe dashurohen me njëri-tjetrin, pasi janë produkte reciproke të njëri-tjetrit. Përfundimisht çdo shqiptar e ka të qartë, që kur troket në dyert e shtetit të Rilindjes, zëre se ka trokitur në dyert e kriminelëve. Dhe është në mëshirën e tyre për të zgjidhur hallin që ka. Përfundimisht kemi një shtet, i cili ka vdekur, ka rënë, është shembur përdhe, pasi Rilindja ja ka shitur shtetin kriminelëve. Sot është dita për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga ky pushtet.

Të nderuar qytetarë!

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij që nga ky çast nuk mund të qëndrojnë më as 24 orë në zyrat e tyre. Qëndrimi i mëtejshëm, qoftë edhe një orë në zyrat e tyre është thjesht dhe vetëm krim shtetëror, është puç shtetëror, është grabitje shtetërore e pushtetit në mënyrën më të paligjshme dhe më antikushtetuese. Është shumë e qartë që në rast se këta nuk largohen urgjentisht nga zyrat e tyre, është krejtësisht legjitime që populli shqiptar i cili ka votuar dhe voton pushtetin që del nga vota e tij, nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeveriset nga kriminelët, të cilët, është tashmë shumë e qartë që janë ata që qeverisin në këtë vend.

Ndaj populli ka të drejtën e tij legjitime të mbajë të gjithë qëndrimet që ai shikon të arsyeshme, me të gjitha instrumentet dhe mjetet që ai shikon të arsyeshme për të bërë as më shumë e as më pak, pra për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar. Çdo sekondë e mëtejshme e tyre është krim, është atentat, është puç ndaj qytetarëve të ndershëm. Betejën e kanë fituar qytetarët e ndershëm. Betejën e fitoi e vërteta, megjithëse kjo e vërtetë erdhi nga jashtë Shqipërisë. Do ishte mirë që të vinte nga media shqiptare. Është një e vërtetë e cila duhet të buçasë fort në veshin e të gjithë atyre që flasin shqip, por edhe të atyre që flasin anglisht, për të parë sesi është shembur përdhe institucioni i zgjedhjeve dhe i votës së lirë në Shqipëri, dhe ka rilindur falë kësaj shembje në dhe të pushtetit të lirë, ka rilindur pushteti më i zi dhe më i shëmtuar se kurrë.

Prandaj, ora ë së vërtetës ka trokitur. Këta qeveritarë dhe ky kryeministër duhet të braktisin zyrat e tyre një orë e më parë, pasi ora e hakmarrjes popullore ka ardhur. Faleminderit të gjithëve!

Tags: Bildedi ramapergjimetPetrit Vasilivangjush dako

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
Balla nga Berlini: Të gatshëm për dialog pa kushte, negociatat hapen brenda këtij viti

Balla nga Berlini: Të gatshëm për dialog pa kushte, negociatat hapen brenda këtij viti

I doli emri në përgjime, flet kryebashkiaku i Shijakut: Jam ndjerë i bezdisur, nuk kam…

I doli emri në përgjime, flet kryebashkiaku i Shijakut: Jam ndjerë i bezdisur, nuk kam...

Dalin fotografitë nga dasma VIP e Gaz Pajës (foto)

Dalin fotografitë nga dasma VIP e Gaz Pajës (foto)







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…
Kosovo

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

by mirseda
21:38 | 12/10/2025
0

Sipas të dhënave fillestare të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lista Serbe,...

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com