Kryeministri Rama ka reaguar sërish në lidhje me përgjimet e “Bild”. Ai e ka cilësuar të gjithën këtë si një skandal të turpshëm, gatuar nga ‘shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori’. Po sipas komentit të tij ndarë me qytetarët në Twitter, këto përgjime përdoren për të shantazhuar.
Ai sqaron rolin e Arben Keshit, që sipas “BILD” është drejtor në Ministrinë e Brendshme. Kryeministri sqaron se Arben Keshi, ka qenë kandidat në Komunën Maqellarë, dhe se s’ka punuar në polici.
“Ky është i gjithi një skandal i turpshëm,i gatuar nga shërbëtori famëkeq i Saliut në prokurori+një birbo tjetër që doli cullak nga Vetingu, të cilët jo vetëm kanë shkelur ligjin për sekretin hetimor, duke i përdorur përgjimet për shantazhe e lojë politike, po s’kanë hetuar asgje!”.
“Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!Çfarë gënjeshtre:AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë.E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”.