Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermanë “Bild”, ku në njërën prej tyre përfshihet Rama teksa komunikon me një zyrtar të Ministrisë së Brendshme.
Ky i fundit ka qenë i komanduar për zgjedhjet e pjesshme në Dibër, ndërsa i ankohet për dhunën që ushtroi Flamur Noka me 50 përkrahësit e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri u provua edhe njëherë tjetër si “hajdut ordiner votash”. Sipas tij, Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen, ndërsa kërkon që drejtësia ta dënojë.
“Edi Rama e largoi perfundimisht veten ! Provat e BILD shkaterruese !
Kryeministri u provua boterisht si hajdut ordiner votash bashke me te gjithe hajdutet e ministrise se brendeshme dhe turli farë zyrtaresh te shtetit dhe horrash e alabakesh ! Te jape doreheqjen dhe te largohet nga zyra menjehere !
Drejtësia ta ndaloje,ta hetoje dhe ta dënojë, ç’presin më”, shkruan Vasili.