Përpos kryeministrit Rama, edhe Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar për publikimet e përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Duke e konsideruar si situatë të paprecedentë, Prokuroria shton se është duke ndjekur situatën të krijuar sipas saj, në shkelje të ligjit.
Po kështu në njoftimin në fjalë citohet fakti se aktualisht po verifikohen të gjitha aktet hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve, me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.
Reagimi i plotë
Nisur nga publikimet audio te bëra sot me datë 17.06.2019 ne gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.
Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.