Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përfitoi me mashtrime mbi 150 mln lekë ‘paga lufte’, kapet durrsaku

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përfitoi me mashtrime mbi 150 mln lekë ‘paga lufte’, kapet durrsaku

Një 32-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është vënë në pranga, pasi akuzohet për përfitime të shumave të mëdha nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. Në sajë të operacionit të koduar ‘Platforma’ është arrestuar shtetasi me inicialet D. T. , 32 vjeç, banues në Durrës.

Pas një hetimi 6-mujor, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një bankë e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Ky shtetas, duke përfituar dhe nga situata e pandemisë për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në territorin e Shqipërisë.

Kjo llogari ishte hapur që ky shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, 32 vjeçari ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda territorit të Shqipërisë.

Pas transferimit të shumave të ndryshme, ky shtetas kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare, ose duke u paraqitur vetë në bankë. 32 vjeçari ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë vendit.

Njoftimi

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. Operacioni policor i koduar “PLATFORMA”, i zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihet në pranga një shtetas, për përfitime të shumave të mëdha nëpërmjet mashtrimit kompjuterik. 32-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion policor i koduar “PLATFORMA”.

Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një bankë e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer ndalimin e shtetasit D. T. , 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me gjobë për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës; I dënuar me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës; I dënuar me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat (aktualisht në proces në Gjykatën e Apelit Vlorë). Aktualisht i ndaluar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, duke përfituar dhe nga situata e pandemisë COVID-19 për hapjen e llogarive bankare për përfitimin e “Pagës së luftës”, kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo llogari ishte hapur që ky shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital. Pas kësaj, ky shtetas ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pas transferimit të shumave të ndryshme ky shtetas kryente tërheqje nga bankat ku ishin transferuar këto fonde, nëpërmjet kartave bankare ose duke u paraqitur vetë në bankë.

Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar t’i tërheqë këto fonde dhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe proceduriale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Tags: Mashtrim kompjuterikoperacioni Platformapranga

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Next Post
“Te mullari s’më pëlqeu, u ngrit me këmbë përpjetë”, e ëma kritikon Mevlanin

“Te mullari s'më pëlqeu, u ngrit me këmbë përpjetë”, e ëma kritikon Mevlanin

Spanja do të krijojë regjistër ndaj personave që refuzojnë vaksinën

Spanja do të krijojë regjistër ndaj personave që refuzojnë vaksinën

E mposhti koronavirusi, ndahet parakohe nga jeta arkitekti i njohur

E mposhti koronavirusi, ndahet parakohe nga jeta arkitekti i njohur







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com