“Te mullari s’më pëlqeu, u ngrit me këmbë përpjetë”, e ëma kritikon Mevlanin

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen” ka qenë e ftuar e ëma e Mevlanit, një prej konkurrentëve që ende nuk e ka gjetur dashurinë.

E ëma e tij komentoi takimin me Melisën, në një fshat në Tiranë, ku ata u ulën duke biseduar pas një mullari.

Në studion e “Për’puthen, ajo tha se nuk i kishte pëlqyer kur kishte parë të birin “me këmbë përpjetë”.

“Te mullari nuk më pëlqeu. U ngrit me këmbë përpjetë, i ra Melisës sipër. Thash qyqa or bir ça bën”, tha ajo, ndërsa konkurrentët nuk i mbajtën të qeshurat.

Znj. Flutura tha se nga vajzat, Melisa është ajo që i pëlqen më shumë.