‘Përdora batutat me Bashën’/ Rama zbardh prapaskenat e marrëveshjes së 2017-ës

Në çdo takim elektoral, kryeminsitri Edi Rama nuk i kursen sulmet dhe ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë, e veçanërisht kryetarit të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.

Nga Ballshi, ku zhvilloi një bashkëbisedim me strukturat e PS-së, dhe prezantoi kandidatët për deputetë, Rama kujtoi edhe marrëveshjen e 17 majit të 2017-ës, që lidhi me Bashën në mënyrë që opozita të merrte pjesë në zgjedhje.

Me ironi, Rama tha se kishte përdorur gjithë arsenalin e batutave që Basha mos të shkonte për të fjetur.

Edi Rama: ”E vetmja gjë që nuk gënjen në program është taksa. Nga 0 do e çojë në 9%. Pse? Të flejë Luli në Kryeministri? Le të flejë tek SHQUP ose në makinë, siç e kishin kaput dje. Luli le të flejë në makinë. Dhe habitem nga ata që habiten. Unë e kam pasur përballë dhe kam përdorur arsenalin e batutave të mua që mos ma zinte gjumi në tavolinë. Derisa bëmë marrëveshjen. Se ishte dhe vonë. Kisha hall se po ma zë gjumi dhe thosha do e pres deri nesër këtu. Le të shkojnë tek përputhen, po mos t’i vënë vetes taksë për gjumin e Lulit. Përsa kohë jemi në qeveri, le të shkojnë e të shohin Për’puthen.”