Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për të pasur një Shqipëri më të mirë duhet një ‘tërmet’ tjetër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Për të pasur një Shqipëri më të mirë duhet një ‘tërmet’ tjetër

Nga: Astrit Patozi

Për disa ditë me radhë, që pas mëngjesit të 26 nëntorit, Shqipëria realisht ngriu si me telekomandë. U ndaluan si me magji vrasjet, vjedhjet, sherret banale, jo vetëm ato të politikës, madje edhe aksidente automobilistike pothuajse nuk pati.

Gati po krijohej iluzioni sikur shoqëria kishte nisur të reflektonte pozitivisht ndaj dobësive të veta për shkak të tragjedisë së madhe, që shkaktoi tërmeti. Saqë e kishte frymëzuar me të drejtë ndoshta edhe Mustafa Nanon, i cili në një monolog të tijin ia blatonte këtë efekt solidaritetit, që u shfaq ndër shqiptarët në respekt të atyre që u goditën më fort prej fatkeqësisë.

Por koha rrodhi shpejt dhe ja ku jemi sot. Të gjithë duket se janë rikthyer në jetën “normale”, me të njëtin përkushtim dhe me të njëjtin ritëm si më parë. Në lajmet e kronikës së zezë kanë shpërthyer sërish krimet e zakonshme, me gjak dhe pa gjak, në rrugë janë shtuar aksidentet, ndërkohë që politika është pozicionuar me të njëtin pasion në llogoret e vjetra.

Me sa duket ajo stepje e përkohshme e instikteve dhe veseve të kësaj nahisë sonë për pak ditë nuk ka pasur shumë lidhje me ndonjë shpërthim të papritur humanizmi, por ka qenë thjesht efekt i ndjenjës kolektive të frikës. Janë nga ato çaste të rralla, kur njeriu tkurret nga pafuqia e vet për të ndaluar apo parashikuar forcën e natyrës ose të Plotfuqishmit. Por deri këtu, sepse harresa pastaj bën punën e vet.

Ndaj edhe është e kotë të presim mrekullli të gjata, që mund të lindin prej gërmadhave të fatkeqësive. Sepse ligjet e natyrës dhe ligjet e shoqërisë janë të ndara.

Tërmeti i 26 nëntorit është e sigurt që do t’i bëjë më të forta dhe më të sigurta shtëpitë dhe pallatet e shqiptarëve në të ardhmen.

Por që ky vend të bëhet më i mirë, më i pakorruptuar, më i drejtë, më i lirë dhe më demokratik ka nevojë për tërmet të një lloji tjetër.

Tags: astrit patozikomentshqiperitermet tjeter

TË LIDHURA

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu
Aktualitet

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim
Aktualitet

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit
Aktualitet

Nis projekti “Vjosa e Gjelbër”, forcim i kapaciteteve të bashkive përgjatë lumit

21:00 | 04/02/2026
Next Post
“Duhet të paguanin borxhet”, burgosen 3 shqiptarë në Angli. Dëshmitë në gjyq

"Duhet të paguanin borxhet", burgosen 3 shqiptarë në Angli. Dëshmitë në gjyq

“Askush nuk më ndal dot”, Salianji pas gjyqit: Lufta për të vërtetën vazhdon

“Askush nuk më ndal dot”, Salianji pas gjyqit: Lufta për të vërtetën vazhdon

Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias online

Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias online







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com