“Askush nuk më ndal dot”, Salianji pas gjyqit: Lufta për të vërtetën vazhdon

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka reaguar pas gjyqit të zhvilluar sot ndaj tij për rastin e njohur “Babalja”.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji thotë se askush nuk e ndal dot në këtë betejë. Ai shprehet se lufta pa kompromis për të vërtetën dhe të drejtën përherë triumfon, teksa përmendi rastin e shkarkimit të ish-ministrit Fatmir Xhafa dhe arrestimit të vëllait të tij, Agron Xhafa.

Kujtojmë se Prokuroria kërkoi ditën e sotme dënimin e Salianjit me 1.6 vite burg.

Postimi i plotë:

Askush nuk më ndal dot!

Lufta pa kompromis për të vërtetën dhe të drejtën përherë triumfon siç ndodhi dhe në këtë rast me largimin e ish Ministrit të Brendshëm Xhafaj, burgosjen e nje trafikanti Xhafaj dhe largimin nga vetingu të tre prokurorëve Osmani, Kulluri, Bajrami dhe dy gjyqtarëve të krimeve te renda Baku dhe Përnoca qe mbajtën në këmbë këtë farsë që pamë sot!

Hilet, tradhëtitë, pabesitë dhe joshjet me para, pushtet apo kalim vetingu janë shumë të përkohshme.

Beteja të tjera na presin ????