E mërkurë, 30 Shtator, 2020
13 C
Tirana

Për një debat publik të frytshëm mbi pandeminë

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Nga: Klementin Mile

Debati publik për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia virale, ka qenë i keqorientuar ose i paorientuar.

Kjo për shkak se ky debat është zhvilluar në terrenin tejet abstrakt të parimeve, ose në terrenin tejet konkret të halleve të grupeve dhe individëve të ndryshëm.

Gjithmonë ka munguar ajo hallka që duhet për të lidhur abstrakten me konkreten; në mungesë të saj, debatuesit janë shfaqur ose si “idealistë patetikë të pashërueshëm” ose si “interesaxhinj gjakftohtë që nuk duan t’ia dinë për të tjerët”.

Sigurisht, ky karakterizim me këto terma i debatuesve dhe i debatit publik për menaxhimin e pandemisë, është i papërshtatshëm; e megjithatë, ai dëshmon se debatit publik i mungon dimensioni për të lidhur, në mënyrë normale dhe racionale, idealin me interesin.

Ne nuk mund të dalim nga situata ku ndodhemi duke shkelur mbi idealet tona; por gjithashtu nuk mund të dalim prej saj duke injoruar interesat: e vetmja mënyrë racionale për ta menaxhuar situatën është përmes idealeve të interesuara.

Për situatën ku ndodhemi, kjo do të thotë që të heqim dorën nga kundërvënia e dy nocioneve të ndryshme të njeriut: si homo sapiens dhe si homo economicus.

Palët në debat, duke e marrë të mirëqenë këtë dallim konceptual, pozicionohen për të shpëtuar njërin në kurriz të tjetrit, homo sapiens ose homo economicus; pra të shpëtojmë jetën apo ekonominë.

Sikur pa jetë mund të kishte ekonomi!

Sikur pa ekonomi mund të kishte jetë!

Absurditeti i këtyre konkluzioneve është dëshmi e qartë se debatit publik i mungon pikërisht ajo hallka për të lidhur idealin me interesin.

Kjo hallkë është teoria sociale.

Lexo edhe :   “Dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin”, Rama del me mesazhin e fortë që në mëngjes

Teoricieni social më i shquar i kohës sonë, gjermani Niklas Luhmann, në librin e tij “Sistemet Sociale” shkruan se asnjë sistem i shoqërisë nuk mund të përparojë aq shumë sa të humbasë kontaktin me të tjerët.

Lexo edhe :   Turqia teston vaksinën e parë kundër koronavirusit

Kjo do të thotë se jo vetëm që nuk duhet t’i japim prioritet absolut sistemit shëndetësor duke sakrifikuar për hir të tij ekonominë, arsimin, sportin, fenë, masmedian etj, por as nuk mundet ta bëjmë dot këtë pa e shkatërruar totalisht shoqërinë.

E njëjta gjë vlen dhe për sistemin ekonomik dhe çdo sistem tjetër të shoqërisë – asnjëri prej tyre nuk duhet të marrë prioritet absolut duke sakrifikuar të tjerët.

Dilemat që ngrihen sot për të hapur apo jo aktivitetin ekonomik, për të hapur apo jo shkollat dhe universitetet, për të hapur apo jo kishat dhe xhamitë, duhen adresuar nisur nga ky parim: zgjidhja duhet të jetë e balancuar.

Kjo do të thotë se duhen marrë në konsideratë njëlloj të gjitha interesat sistemike, jo sikundër bëhet sot nga i ashtuquajturi “Komiteti i Ekspertëve”, i cili, mesa duket merr në konsideratë dhe peshon interesat individuale dhe të grupore, duke neglizhuar perspektivën funksionale sistemike.

Ky parim balancimi sistemik është zgjidhja e vetme racionale për situatën e krijuar nga pandemia; alternativat e tjera zhbalancuese, të cilat i japin prioritet ekskluziv shëndetit, ose fesë, ose arsimit, ose ekonomisë, vetëm mund të sjellin shkatërrimin sistemik dhe strukturor të shoqërisë sonë. /Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Horoskopi, 30 shtator 2020/ Çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi Komoditeti i shtëpisë, miqve dhe familjes do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë në çdo kohë shqetësuese ose të pasigurt. Njerëzit që kujdesen më shumë...

Moti sot, alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites, duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja...

Në kërkim për vr*sje në tentativë: Arrestohet i riu, kanosi dhe djalin e deputetit të PS

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme shtetasin Lajden Kadilli. 27-vjeçari akuzohet për “vrasje e mbetur në tentative” ndaj shtetasit Gentian Rrahmani. Vendimi...

Befason zv.kryeministri kosovar: Hoti e merr bukën nga shtëpia dhe ha në zyrë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka befasuar me disa deklarata që ka bërë mbrëmë në lidhje me sjelljen e tij zyrtare ndaj vartesve, po...

“Palaço, nuk ke plan”/ Debat i zjarrtë Trump-Biden

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden u përballën në një debat të ndezur të martën, që u karakterizua nga...