E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
3 C
Tirana

Protokollet e reja/ Kushtet që duhet të plotësojnë restorantet, dentistët dhe qendrat tregtare

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Tre javë në spital, COVID 19 i merr jetën trajnerit 61-vjeçar

Pandemia ka njohur një shtrirje të madhe në botën e sportit. Përpos lojtarëve të infektuar, koronavirusi ka marrë shumë jetë. Për fat të keq,...

Nga 18 maji, për herë të parë pas dy muajsh, do të kemi mundësi të ulemi në bar apo restorant në hapësirat jashtë, të shkojmë te dentisti, apo të bëjmë blerje në qendrat tregtare.

Por gjithçka do të bëhet në masa të reja dhe të rrepta sigurie dhe pastërtie. Në çdo bar do të ketë në hyrje dezinfektues duarsh. Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë në sipërfaqen e ambientit të hapur tavolinat, në atë mënyrë, që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1 m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 m.

Kushte të rrepta janë vendosur dhe për dentistët e qendrat tregtare.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në E-Albania protokollet e reja të sigurisë për baret e restorantet, qendrat tregtare dhe dentistët.

BARET DHE RESTORANTET

Personeli i shërbimit apo të përgatitjes së ushqimit gjatë komunikimit me klientët ka kontakte afatshkurtra dhe afatgjata dhe ky komunikim sjell burime të mundshme të ekspozimit si dhe duke vijuar më pas me prekjen e hundës, gojës ose syve pas trajtimit të sendeve, parave ose produkteve që kanë prekur klientët me COVID-19. Për këtë arsye subjektet bar kafe ose restorante duhet të ndjekin udhëzimet si më poshtë:

Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës i Autorizuar/ (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të njoftojë menjëherë mjekun e familjes. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.

Për çdo rast personi përgjegjës lajmëron menjëherë strukturat përkatëse, veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës.

Çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit është i detyruar të deklarojë ndaj personit përgjegjës nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Çdo punonjës i bar – kafesë ose restorantit që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhet të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

Subjekti i bar – kafesë ose restorantit lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

Rekomandohet sa më shumë shërbim shërbim taksi (delivery) në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.

Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra  dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit.

Subjekti bar – kafe ose restorant, duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment, sapun, letër për pastrimin e duarve, maskat, dorezat dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

Në hyrje subjekti bar – kafe ose restorant, duhet të ofrojë produktin higjienizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse dhe maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të sigurojë higjienë korrekte të larjes së duarve. Punonjësit duhet të kryejnë higjienën e duarve rregullisht me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Mund të përdoret një higjienizues për duart me bazë alkooli që përmban të paktën 60% alkool, por ky proces nuk është zëvendësues për pastrimin e duarve me ujë dhe sapun.

Higjiena e duarve duhet të përfshijë këto momente të rëndësishme:

ü            Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit;

ü             Pas përdorimit të tualetit;

ü             Pasi të keni kryer pastrimin e hundëve, pas kollitjes ose teshtitjes;

ü             Pasi të keni veshur, prekur ose hequr maskën apo mbrojtësen e fytyrës;

ü            Para dhe pas ndërrimit të punës dhe në mënyrë periodike përgjatë punës; ü     Para dhe pas ndërprerjes së punës;

ü            Pas prekjes së parave ose sendeve që janë trajtuar nga klientët, siç janë qeset ushqimore me një përdorim;

ü             Para se të vishni dhe hiqni dorezat me një përdorim;

ü             Të mos prekni sytë, hundën ose gojën;

Kollitja dhe teshtitja kryhen duke përdorur bërrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga bari ose restoranti me higjienizues me nivel përmbajtje alkooli 60% të vënë në dispozicion nga subjekti.

Subjekti bar apo restorant duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 1.5 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

Rekomandohet shmangia e parasë “cash” dhe ofrimi i shërbimeve me kartë krediti. •   Punonjësit e arkës dezinfektojnë duart pas çdo veprimi me “cash”.

Nëse pagesa bëhet në arkë subjekti i bar – kafesë ose restorantit duhet të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

Punonjësit e shërbimit bar kafe ose restorant nuk duhet të prekin fytyrën, sytë apo maskën pasi të shkëmbejnë para në formatin letër apo monedhë.

Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet

Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë në sipërfaqen e ambientit të hapur tavolinat, në atë mënyrë, që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në pjesën e pasme të një karrige tjetër të jetë të paktën 1m larg, e për rrjedhojë, klientët ta shohin përballë njëri – tjetrin nga një distancë prej të paktën 2m.

Subjekti bar – kafe ose restorant për të ruajtur distancimin fizik me klientët duhet të sigurojë një korridor të dedikuar për klientët deri në nivelin e arkës dhe një korridor për daljen nga ambienti. (në varësi të sipërfaqes në dispozicion)

Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vendosë shenjat vizuale në dysheme, shirita me ngjyra, ose shenja për t’u treguar klientëve respektimin e distancës fizike .

Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të vlerësojë uljen e orarit të punës për të kryer pastrimin dhe dezinfektimin mjedisor në mënyrë sistematike.

Personat e tretë si furnizuesit dhe shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe më pas te kryhet dezinfektimi i duarve.

Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të sigurojë pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve me nivel të lartë prekje të shpeshta, si: dorezat e dyerve, tavolinat, tabaka shërbimi dhe banakët e lokaleve.

Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes të paktën 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren nga prodhuesi/shitësi në përputhje me udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Punonjësit gjatë punës apo ndërrimit të turneve nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

Subjekti bar – kafe ose restorant duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit për subjektet, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/adminstratori/ çdo person tjetër palë e tretë, që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim.

Subjekti bar – kafe ose restorant të afishojë të plotë protokollin sipas tekstit të miratuar.

Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit bar – kafe ose restorant.

KLINIKAT DENTARE

ISHP rekomandon që subjektet dentare të shtyjnë procedurat jo urgjente, operacionet dhe vizitat dentare rutinë. Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Menaxhimi i kësaj situate do të ndihmojë stafin dhe pacientët të qëndrojnë të sigurt, të minimizojnë transmetimin e infeksionit SARS – COV 2, të menaxhojnë mjetet mbrojtëse personale dhe elementët dentare për kujdesin ndaj pacientëve dhe të ruajnë kapacitetet e sistemit shëndetësor.

Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët.

Këto spërkla mund të përthithen, të vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën, dhe/ose të vendosen në sipërfaqet e ambienteve apo objekteve të klinikës dentare ose materialeve të tjera të përdorura gjatë aktivitetit apo manipulimeve dentare e për rrjedhojë do të kemi kontaminim të tyre.

Për këtë arsye duhet të ndiqen udhëzimet si më poshtë:

Administratori i subjektit klinikë dentare është përgjegjës për implementimin e masave sipas këtij protokolli dhe është i detyruar ta zbatojë këtë protokoll.

Administratori i subjektit klinike dentare në detyrë, kryen çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar dhe pacienteve në ambientet e klinikës. Në rast të shfaqjes se simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të komunikojë direkt me mjekun e familjes.

Për çdo rast Administratori i subjektit klinike dentare, lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Administratori i subjektit klinikë dentare/ përgjegjësi në detyrë mat temperaturën e punonjësve/administratorit apo çdo personi tjetër në hyrje dhe dalje me termometër infrared. Asnjë person me temperature 37.5 nuk lejohet të hyjë në klinikë.

Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës të ngarkuar në detyrë. Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj administratorit për anën shëndetësore nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Çdo punonjës i klinikës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë administratorin e klinikës. Personeli i klinikës dentare duhet të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes. • Subjekti klinikë dentare lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

Subjekti klinikë dentare duhet të sigurojë vazhdimisht mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool.

Subjekti klinikë dentare duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

Personeli shëndetësor dentar/Administratori/personat e tjerë, duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

Lexo edhe :   “Spektakël i pështirë”, Rama komenton gjobën ndaj Metës

Personeli shëndetësor dentar/Administratori/personat e tjerë, sipas pozicionit dhe kategorisë së punës duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Lexo edhe :   Prej 8 ditësh i infektuar, deputeti i PS tregon si është gjendja shëndetësore

Kollitja dhe teshtitja kryhen duke përdorur bërrylin apo letër hundësh.

Në hyrje dhe dalje subjekti duhet të ofrojë produktin higjienizues të duarve për personelin dhe këdo që hyn e del në klinikën dentare. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool. • Te gjithë subjektet klinika dentare, duhet të kenë një komunikim paraprakisht me pacientët para trajtimit urgjent dentar.

Të triazhohen pacientët paraprakisht nëpërmjet telefonit për gjendjen dentare të pacientëve dhe me pas të përcaktohet takimi për në klinikën dentare.

T`i jepen pacientëve udhëzime të hollësishme të kujdesit në shtëpi dhe çdo medikament të përshtatshëm farmaceutik kur vizitat e planifikuar vonohen në kohë.

Subjektet klinikë dentare kur kanë hapësira të ambientit u rekomandohet një xham (pexiglass) mbrojtës në hyrje tek vendi i informacionit për klientët.

Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, duke shmangur proçedurat e gjenerimit të aerosolit kur është e mundur.

Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke shmangur përdorimin e shiringës me ujë-ajër.

Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke kryer procedura jo invazive/atraumatike duke përdorur vetëm instrumentet minimal të dorës. • Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, nëse procedurat e gjenerimit të aerosolit janë të domosdoshme për kujdesin urgjent, duhet të aplikohet nivel i lartë i thithjes për largimin e sekrecioneve për të minimizuar shpërndarjen e pikave dhe aerosolet. • Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës dhe të duhet të reduktojnë numrin e punonjësve dentar gjatë procedurës së gjenerimit të aerosolit

Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës, duke ndaluar shoqëruesit e pacientëve në klinikën dentare, përjashto rastet e prindërve me fëmijë apo personave me aftësi të kufizuar.

Gjatë procedurave invasive punonjësit shëndetësor dentar duhet të vendosin MMP (Mjete Mbrojtëse Personale) sipas nivelit të riskut.

Punonjësit shëndetësor dentar duhet të njohin mirë procedurën e veshje – zhveshje të MMP dhe eliminimin e tyre si mbetje të rrezikshme infektive.

Subjektet klinikë dentare duhet të kryejnë në mënyrë rigoroze menaxhimi i mbetjeve infekte në përputhje me procedurat rutinë.

Subjektet klinikë dentare duhet të pastrojnë, autoklavojnë dhe dezinfektojnë të gjitha pajisjet me shumë përdorim të përdorura për kujdesin e pacientëve.

Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

Subjekti klinikë dentare duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren në përputhje me udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/shitësi ose Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas checklistës së miratuar.

Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19, sipas formatit të miratuar.

Subjekti klinikë dentare duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/administratori/çdo person tjetër palë e tretë ,që hyn e del në subjekt sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrit jeshil për denoncim.

Subjekti klinikë dentare të afishojë të plotë protokollin në klinike dentare sipas tekstit të miratuar.

Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të klinikës dentare.

QENDRAT TREGTARE

PROTOKOLLI I MASAVE HIGJIENO SANITARE COVID-19 NË QENDRA TREGTARE Qëllimi Ky është një udhëzues i përkohshëm i cili bazohet në të dhënat aktuale në lidhje me sëmundjen koronavirus 2019 (COVID-19). Udhëzimet e mëposhtme të përkohshme do të ndihmojnë në parandalimin e përballjes apo ekspozimit në qendra tregtare ndaj COVID-19. Rekomandime për funksionimin e përkohshëm të qendrës tregtare gjatë periudhës së parë të lirimit të masave

Një vizitor mund të qëndrojë vetëm për maksimum 2 orë dhe në qendër nuk mund të lejohen më shumë se 50% e kapacitetit të saj në të njëjtën kohë.

Qendra tregtare duhet të informojë paraprakisht vizitorët për limitin e fashës orare dhe kapacitetet që qendra tregtare duhet të ketë gjatë kësaj periudhe.

Qendra tregtare duhet të ketë dyer elektrike, duhet të përcaktojë vetëm një hyrje dhe një dalje, pra lëvizje e vizitorëve vetëm në një drejtim.

Të gjitha pikat e hyrjes në qendër duhet të jenë të hapura për të siguruar kalimin e vizitorëve në korridorin e sigurisë, i cili duhet të jetë me shenja të dukshme në dysheme.

Qendrat tregtare do të kenë një plan veprimi për higjienën dhe dezinfektimin.

Të gjitha qendrat tregtare do të kenë një dhomë izolimi mjekësor për qëllime urgjente në rast se dikush në qendër dyshohet se është i infektuar nga virusi.

Sipërfaqet me nivel ndotje apo prekje të lartë duhet të pastrohen shpesh me dezifektante. (shkallët elektrike, butoni ashensorit, tualetet etj.)

Të përdoret ashensori por jo më shumë se 30% e kapaciteteve të tij

Qendra tregtare dhe dyqanet të promovojnë pagesat me kartë por nuk përjashtohet pagesa “cash”. 10. Shërbimet tregtare me tavolina apo shërbim në këmbë, nuk lejohen gjatë kësaj periudhe në ambientet e brendshme të qendrës tregtare.

Udhëzime për administratorin e qendrës tregtare dhe për subjektet në qendër për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Sipas rastit Administratori/Personi Fizik Tregtar/Personi Përgjegjës i Autorizuar/Drejtuesi i Filialit të Qendrës tregtare (këtu e në vijim personi përgjegjës) kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe vlerësimin për prezencën e simptomave të COVID-19 në personat e punësuar. Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të karantinohet në një ambient të veçuar të objektit derisa të merren masat përkatëse nga shërbimet shëndetësore. Asnjë person me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt.

Çdo administrator apo person përgjegjës në detyrë i bizneseve të vogla në qendër tregtare kryen të njëjtën procedurë me stafin e tij.

Për çdo rast personi përgjegjës lajmëron menjëherë strukturat përkatëse veçanërisht Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe personin përgjegjës.

Çdo punonjës është i detyruar të deklarojë ndaj personit përgjegjës nëse ka pasur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Çdo punonjës që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë subjektin pronar. Punonjësi duhet të telefonojë 127 dhe mjekun e familjes. • Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore.

Rekomandohet sa më shumë shërbim delivery në adresë dhe mundësia e blerjes online/telefon.

Vajtja dhe ardhja në punë në këmbë kryhet duke ruajtur distancën 2 metra dhe jo duke krijuar grupime. Për lëvizjen me automjet të zbatohen masat e publikuara nga Policia e Shtetit

. • Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun, letër për pastrimin e duarve, maskat, dorezat dhe dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve si dhe kosha plehrash të mbyllur të cilët duhen pastruar çdo ditë.

Në hyrje subjekti duhet të ofrojë produktin higjienizues të duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse.

Personeli i punësuar dhe personat e tjerë klientë duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Kollitja dhe teshtitja kryhen duke përdorur bërrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në kosh.

Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga subjekti. Klienti mban maskën mbrojtëse çdo moment. Higjienizues me nivel përbërje alkooli 60%.

Subjekti duhet të garantojë dhe respektojë në çdo moment distancën prej 2 metra midis personelit të punësuar dhe këtyre të fundit e klientëve.

Subjekti shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në radhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Në ambientet më hapësirë mbi 30 metra katrorë mund të lejohet proporcionalisht një klient tepër për çdo 10 metra katrorë shtesë ambienti, duke orientuar klientët në ruajtjen e distancës. Jashtë vendosen shenjat identifikuese të radhës për hyrje në ambient ose mund të vendoset një punonjës për të drejtuar hyrje-daljen e klientëve. Në arkë vendoset shenja identifikuese e distancës klientarkë.

Rekomandohet shmangia e parasë “cash” dhe ofrimi i shërbimeve me kartë krediti. • Subjekti duhet të vendosë xham mbrojtës (plexiglass) midis punonjësit dhe klientit.

Subjektet të marrin masat përkatëse për ndërhyrje në sistemet e ventilimit ku të kalohet në modalitetin e ajrit natyral

Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta përfshirë përshëndetjet.

Personat e tretë si furnizuesit, shpërndarësit të lejohen vetëm të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse dhe pas dezinfektimit të duarve.

Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes dhe të paktën 3 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Produktet përdoren në përputhje më udhëzimet përkatëse nga prodhuesi/ shitësi apo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Punonjësit gjatë punës nuk duhet të përdorin mjetet apo vendin e punës së kolegëve pa kryer dezinfektimin.

Prova e rrobave në kontakt fizik direkt me lëkurën duhet evituar. Prova rekomandohet të kryhet mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur. Pas blerjes rroba duhet larë patjetër fillimisht e pastaj duhet veshur.

Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të COVID-19 sipas formatit të miratuar.

Subjekti duhet të afishojë deklaratën për zbatimin e protokollit për subjektet, sipas formatit të miratuar ku përfshihet detyrimi për vetëvlerësim të simptomave nga personeli i punësuar/administratori/çdo person tjetër palë e tretë që hyn e del në ambientet e brendshme sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numrit jeshil për denoncim.

Subjekti të afishojë të plotë protokollin për të gjitha bizneset në qendrën tregtare sipas tekstit të miratuar.

Materialet e mësipërme afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit.

Rekomandime për vizitorët në qendrën tregtare për parandalimin e përhapjes së COVID19 Ø

Vizitorët duhet të shkojnë në një qendër tregtare vetëm atëherë kur është e nevojshme.

Ø Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës në hyrje të qendrës dhe duhet të kenë vendosur maskë

. Ø Në qendër tregtare nuk do të ketë parkim me “shoqërues parkimi”.

Ø Të respektohen nga vizitorët e qendrës të gjithë rekomandimet e MSHMS-së për parandalimin e përhapjes së COVID-19./Monitor

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uzuni nuk ia del të ndalë Ronaldon, PSG, Lacio dhe Dortmund bëjnë detyrën

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por...

Në gjendje të rëndë prej 2 ditësh, Covid-19 i merr jetën mjekut nga Dibra

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët, të cilët kanë shprehur trishtim të madh, pasi mësuan ndarjen nga jeta të mjekut, Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68...

Avokati i Gykatës Speciale: Procesi gjyqësor në Hagë mund të zgjasë 10 vjet

Avokati i Gjykatës Speciale, Taulant Hodaj është shprehur se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasë deri në 10 vjet. Në një intervistë që...

Dritë jeshile për Francën/ Macron: Më e keqja e valës së dytë kaloi

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka thënë se më e keqja e pandemisë së koronavirusit ka mbaruar. Në një deklaratë për mediat, ai ashtë shprehur...

Kryemadhi: E kam kaluar koronavirusin, as nuk e kuptova fare

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka pranuar për herë të parë se ka kaluar Covid-19. E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në momentin...