Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për Kosovën vjen sfida e vërtetë…

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ben Andoni

Shpallja e aktakuzës ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, megjithëse mëtohet se ka qenë e njohur nga qarqe të ndryshme në Kosovë, po sjell trandje dhe një lloj pasigurie në të gjithë shtetin e ri shqiptar. Duke hequr momentin e parë të befasisë, por që në fakt nuk është i vërtetë, Kosova ose më mirë politikanë, parti dhe instanca kanë qenë të përgatitura. Nuk janë të kota akuzat e vazhdueshme ndaj ish-presidentit Thaçi, akuzat në rritje të LDK-së për vrasjet pa emër të disa prej anëtarëve të saj dhe kërkesat politike për zgjedhje.

Në fakt, sfida më e madhe për Kosovën është normaliteti dhe mbi të gjitha sjellja e politikanëve të saj si normalë. Një qëndrim që mungon prej vitesh.

Në pozicionin tranzicional të Presidentes së përkohshme, Vjosa Osmani, do jetë në protokoll kreu i parë i shtetit dhe duhet të tregojë barazlargimin nga të gjithë forcat politike, një pozicion jo aq i lehtë për të me atë sjellje në parlament, ashtu si anëtarët e LDK-së duhet të lenë akuzat. Jo më pak Vetëvendosja që e kërkon normalitetin me zgjedhjet e reja, pasi besohet se numrat e saj janë rritur. Këtu nuk po përfshijmë partitë e tjera, që u duhet të marrin veten pas ndalimit të personazheve të tyre.

Larg të gjithës, Kosovës i duhet përballja e parë me akt-akuzën dhe zotësia e avokatëve respektivë të të pandehurve të saj VIP në Hagë, sesa do të jenë të mundshëm të përballojnë malin e akuzave, që rëndon mbi ta dhe që duket se është qepur me kohë të tëra, veçmas punës së të huajve, me asistencën e madhe të zyrtarëve serbë, por qoftë edhe me ndihmën e vetë kosovarëve. Dhe, normaliteti.

Të paktën, Hashim Thaçi në momentin e emocionit të thellë të dorëheqjes e shprehu se tashmë fillon argumenti përballë akuzës dhe Kosova duhet të vazhdojë e qetë dhe normale, ashtu si ish-kryetari i PDK-së, Veseli, e kërkoi nga bashkëpunëtorët e tij: Kërkesën për normalitet. Tek e fundit, Kosova është mbi të gjitha. Shteti i Kosovës ka marrë jetë dhe po bën udhën e tij, që ndoshta me konjukturat e reja në Evropë mund të shkojë drejt liberalizimit të vizave dhe pse jo ulëses në OKB pretenduar prej kohësh. Kurse, i takon ekipeve teknike dhe juristëve kosovarë, shqiptarë dhe ata të Maqedonisë, t’i ndihin profesionalisht bashkëpatriotëve të tyre. Nëse kjo kuptohet se është e mundshme dhe profesionalisht e duhura.

Por, ajo që ka Kosova sfidë më të madhe është normaliteti, që mund të vijë edhe me zgjedhje, por më shumë se të gjitha me sjelljen këtej e tutje si normalë të partive dhe zyrtarëve të tyre, ashtu si edhe përballjen normale me sfidat e shtetformimit, të dhimbshme, por që e bëjnë një shtet më të konsoliduar. Kosova e ka nisur udhën e saj drejt shtetit modern të shekullit XXI. (Javanews)

Tags: ben andonikosoveThaci

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

“Më thoshte shpirti e zemra", Aulona Musta tregon zhgënjimin me Samantën

Ashpërsohen masat në Kosovë/Ja deri në çfarë date pezullohet transporti publik

Shumë shpejt celularin mund ta karikoni duke e fërkuar pas bluzës tuaj







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com