pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibombetciopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetbetcioonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişCratosroyalbetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Shumë shpejt celularin mund ta karikoni duke e fërkuar pas bluzës tuaj

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, Teknologji, W-Instant

Studiuesit kanë zbuluar një mënyrë për të prodhuar fibra najloni, që janë mjaftueshëm të ‘zgjuara’ për të prodhuar energji elektrike nga lëvizja e thjeshtë e trupit të njeriut. Kjo do t’i hapë rrugën prodhimit të rrobave smart, të cilat do të monitorojnë shëndetin tonë përmes sensorëve të miniaturizuar, apo edhe të karikojnë pajisjet tona digjitale, pa ndonjë burim të jashtëm të energjisë.

Ky zbulim – një bashkëpunim midis Universitetit Bath në Britani, Institutit gjerman Maks Plank për Kërkimet mbi Polimerët, dhe Universitetit Koimbra në Portugali – bazohet në punën kërkimore mbi najlonet piezoelektrike të përpunuara.

Studimi udhëhiqej nga profesor Kamal Asadi nga Departamenti i Fizikës në Universitetin Bath dhe ish-studenti i tij i doktoraturës Salem Anuar. Piezoelektriciteti, është dukuria ku energjia mekanike shndërrohet në energji elektrike.

Thënë më thjesht, kur prekni apo shtrembëroni një material piezoelektrik, ai gjeneron një ngarkesë elektrike. Nëse shtoni një qark, ajo energji mund të ruhet në një kondensator dhe më pas të vihet në përdorim, për shembull duke e karikuar telefonin tuaj celular.

Ndërsa vishni veshje piezoelektrike, si për shembull një këmishë, edhe një lëvizje e thjeshtë si tundja e krahëve, do të shkaktonte vibrime të mjaftueshme në fijet e këmishës për të gjeneruar energji elektrike.

Profesori Asadi thotë: ”Ka një kërkesë në rritje për tekstile elektronike të mençura, por gjetja e fibrave të lira dhe të disponueshme të materialeve elektronikë, që janë të përshtatshme për veshjet e ditëve moderne, është një sfidë për industrinë e tekstilit.

Materialet piezoelektrike, janë kandidatë të mirë për mbledhjen e energjisë së prodhuar nga dridhjet mekanike, sikurse është edhe lëvizja e trupit. Por shumica e këtyre materialeve janë qeramike dhe përmbajnë plumb, që është toksik, gjë që e bën sfiduese integrimin e tyre në elektronikën e veshur apo rrobat e njerëzve”.

Shkencëtarët kanë qenë të vetëdijshëm mbi vetitë piezoelektrike të najlonit që nga vitet 1980. Dhe fakti që ky material është pa plumb dhe jo toksik, e ka bërë atë veçanërisht tërheqës. Por pëlhura e mëndafshtë, e bërë nga njeriu, e shoqëruar shpesh me bluza dhe çorape të lira, është “një material shumë i vështirë për t’u trajtuar”, sipas profesor Asadit.

“Sfida është të përgatiten fibra najloni, që i ruajnë vetitë e tyre piezoelektrike”- tha ai. Në formën e tij të papërpunuar të polimerit, najloni është një pluhur i bardhë që mund të përzihet me materiale të tjera (natyrore ose të bëra nga njeriu), dhe më pas të formohet për të prodhuar produkte të panumërta, nga rrobat, furçat e dhëmbëve, deri tek paketimet e ushqimit, dhe pjesët e makinës.

Kjo gjë ndodh kur najloni zvogëlohet në një formë të veçantë kristali që bëhet piezoelektrike. Metoda për krijimin e këtyre kristaleve najloni është shkrirja, ftohja e shpejtë dhe pastaj shtrirja e najlonit. Megjithatë ky proces prodhon pllaka të trasha që janë piezoelektrike, por jo të përshtatshme për veshje.

Najloni do të duhet të shtrihet në një fije që të jetë i endur në rroba, apo në një shtresë të hollë, si filmi i aparateve të dikurshme fotografikë. Sfida e prodhimit të këtyre të fundit, u mendua të ishte e pakapërcyeshme.

Entuziazmi fillestar për krijimin e rrobave nga najloni piezoelektrike u zbeh, dhe shumë kërkime në këtë fushë gati u ndalën në vitet 1990. Por profesor Asadi dhe Anuar – një inxhinier i tekstilit – përdorën një qasje krejtësisht të re për prodhimin e filmave të hollë të najlonit piezoelektrik.

Ata e tretën pluhurin e najlonit në një tretës acidi, duke mos e shkrirë atë. Rastësisht, ata zbuluan se duke e përzier tretësirën e acidit me acetonin (një kimikat i njohur më mirë si një hollues boje apo si pastrues i manikyrit të thonjve), ishin në gjendje ta shpërndanin najlonin, dhe më pas të nxirrnin acidin në mënyrë efikase, duke e lënë najlonin në një fazë piezoelektrike.

Zhvillimi i fibrave piezoelektrike, është një hap i madh drejt të qenit në gjendje për të prodhuar tekstile elektronike, me zbatime të qarta në fushën e elektronikës. Qëllimi është të integrohen elementët elektronikë, si sensorët, në një pëlhurë dhe që njerëzit gjenerojnë energji ndërsa janë duke lëvizur.

“Në vitet që vijnë, ne mund t’i përdorim bluzat tona për të furnizuar një pajisje të tillë si celulari që kemi në xhep, ndërsa jemi duke ecur në pyll, apo për të monitoruar shëndetin tonë”- thotë profesor Asadi.

Burimi i lajmit: https://www.eurekalert.org/pub_releases/2020-11/uob-sph110620.php

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: celularkarikimstudiuesit

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

Gjermani/Priten protesta kundër mbylljes prej pandemisë

Lista për ndeshjet e nëntorit, rikthime të rëndësishme në Kombëtare

“Dua të bëjmë një tjetër fëmijë”, Lorik Cana surprizon me përgjigjen







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Koçiu: Shqipëria lidere rajonale për stabilitetin e çmimeve, inflacioni 2,8%

by mirseda
09:44 | 16/06/2026
0

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se Shqipëria vijon të shfaqë performancë pozitive ekonomike, duke u renditur ndër...

Zbulohet banesa e kthyer në qendër prostitucioni në Fier, arrestohen dy shtetase kolumbiane

09:27 | 16/06/2026

Teori konspirative apo e vërtetë e hidhur? Dita kur u dyshua se Brazili “shiti” finalen e Botërorit!

09:23 | 16/06/2026

Kallas kërkon nga Komisioni opsione për ndalimin e produkteve nga vendbanimet në Bregun Perëndimor

09:18 | 16/06/2026

Zjarr në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia në Vlorë, dëme të konsiderueshme materiale

08:28 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com