E shtunë, 28 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Gjermani/Priten protesta kundër mbylljes prej pandemisë

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Qyteti i Laipcigut po përgatitet për një demonstratë të madhe kundër masave të reja të qeverisë për të luftuar COVID-19. Policia përballet me sfidën e ruajtjes së rendit, duke respektuar të drejtën për të protestuar.

Demonstratat e Gjermanisë kundër masave anti-virus të shëndetit publik janë bërë pjesë e aparatit politik. Por kur ato nisën në qershor, vëzhguesit u tronditën kur panë dhjetëra mijëra njerëz që tuboheshin rregullisht anembanë vendit si një lëvizje e njohur si “Querdenker” (“mendimtarë lateralë”), e krijuar aty për aty.

Lëvizja, e cila tani ka degë në më shumë se 50 qytete në të gjithë vendin, në faqen e saj në internet deklaron se qëllimi kryesor është të mbështesë të drejtat themelore të parashikuara në Ligjin Themelor Gjerman – Kushtetuta e Gjermanisë – veçanërisht liritë e mendimit, shprehjes dhe tubimit.

Më agresivë

“Ne po shohim një atmosferë gjithnjë e më të nxehtë në protestat e koronës,” i tha agjencisë së lajmeve DPA Martin Pallgen, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Berlinit. “Ekziston veçanërisht një qëndrim më i fortë, verbalisht më i dhunshëm ndërmjet mohuesve të virusit ndaj oficerëve të policisë, kundër-demonstruesve dhe përfaqësuesve të medias.”

Lëvizja Querdenker është krijuar në rrugë, nga një aleancë e pazakontë e lëvizjeve të ekstremit të djathtë dhe ekstremit të majtë, si dhe nga një grup i vogël konspiracionistësh. Shpesh protestuesit shfaqeshin egërsisht të keqinformuar rreth virusit dhe si rrjedhojë mosbesues ndaj masave të ndërmarra nga qeveria.

Deutschland Paulinum der Universität in Leipzig (picture-alliance/dpa/H. Schmidt)Angazhimi i lëvizjes ndaj rendit demokratik të Gjermanisë u vu gjithashtu në dyshim në fund të gushtit kur disa persona në një nga demonstratat më të mëdha Querdenker në Berlin – ku morën pjesë rreth 38.000 vetë – mësynë në shkallët e ndërtesës së parlamentit të Gjermanisë, Reichstag.

Përveç disa histerive të shkurtra mediatike pas asaj incidenti, lëvizja tashmë vepron me demonstrata në shkallë më të vogël në të gjithë vendin – ndonjëherë të organizuara nga grupet aleate.

Një ndryshim tjetër, natyrisht, është se tani Gjermania prej disa ditësh ka hyrë në një fazë kufizimesh të pjesshme, me mbylljen e restoranteve dhe hoteleve dhe rregulla shumë më të rrepta për tubimet e njerëzve.

Kundërshtimi ndaj masave të tilla është bërë më i përhapur në popullatë që nga bllokimi i parë i Gjermanisë në mars dhe prill: Frika fillestare nga infektimi me COVID-19 i ka lënë vendin shqetësimeve më të forta në lidhje me pasojat ekonomike të një mbylljeje të tejzgjatur.

Mbrojtje e lirive – pavarësisht pandemisë

Rrethanat e reja kanë të ngjarë të inkurajojnë lëvizjen Querdenker, demonstrata tjetër e madhe e së cilës do të organizohet të shtunën (07.11) në qytetin lindor të Laipcig, ku policia pret që 20.000 vetë të tubohen në më shumë se një duzinë demonstratash dhe kundër-demonstratash përreth qytetit. “Ne jemi duke u përgatitur për një fundjavë shumë sfiduese”, tha një zëdhënës i policisë së Laipcig për DW, përpara se të shtonte, se tashmë janë thirrur përforcime nga landet fqinje dhe policia federale.

Lexo edhe :   Mësimi online/Ekspertja e ISHP: S’do jetë për gjithë popullatën, si do veprohet
Lexo edhe :   Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Rregulloret e reja lejojnë demonstrata, por vetëm në rrethana të caktuara: Të gjithë pjesëmarrësit duhet të mbajnë maska dhe tubimet duhet të mbahen vetëm në të njëjtin vend – marshimet janë të ndaluara.

Ndërkohë, policia e Leipzigut ka qenë e kujdesshme për të nënvizuar se liria e tubimit mbetet një e drejtë e rëndësishme kushtetuese dhe ata do të ndërhyjnë vetëm si një mundësi e fundit – me fjalë të tjera kur kërcënohet siguria publike. “Një kufizim i plotë i lirisë së tubimit është një çështje shumë e ndjeshme në Gjermani, bazuar vetëm në histori,” tha një zëdhënës i policisë për DW, duke iu referuar autoritarizmit që mori vendi nën sundimin nazist në vitet 1930 dhe në Gjermaninë Lindore të pasluftës.

“Vendimi për të prishur një demonstratë merret gjithmonë nga zyra komunale e rendit publik, jo nga policia,” shtoi ai. “Kjo zyrë merr vendimet dhe vlerëson kushtet konkrete në terren. Nëse plotësohen të gjitha kushtet për prishjen e një proteste, atëherë ata mund ta marrin atë vendim  dhe më pas policia duhet të veprojë.” Deri më tani, tha policia, nuk ka pasur informacione që në Laipcig mund të shpërthejë dhuna, megjithëse janë të vetëdijshëm se mund të dalin në pah disa grupe radikale.

Deutschland Berlin Demonstrationen aus Protest gegen Corona-Auflagen (Paul Zinken/dpa/picture alliance)Problem i ndërlikuar

Edhe përballë një shqetësimi global nga pandemia dhe shëndeti publik, është shumë e vështirë për autoritetet që të ndalojnë plotësisht protestat. Disa përpjekje të tilla në Berlin në muajt e fundit janë penguar nga gjykatat, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë nga shkeljet kushtetuese. Gjykatat gjermane shpesh tentojnë të përkrahin të drejtat e njerëzve në raste të tilla.

Paulina Starski, një studiuese me eksperiencë e së Drejtës Publike të Krahasuar dhe së Drejtës Ndërkombëtare në Institutin Max Planck në Heidelberg, tha se ekziston sigurisht një rrezik që autoritetet mund të përdorin masa parandaluese të koronavirusit për të kufizuar liritë kushtetuese.

“Rregullat e reja gjatë mbylljes së vështirë çuan në një situatë, ku liria e tubimit u pezullua de facto në një masë të madhe,” i tha ajo DW në një intervistë në muajin gusht. Por vendimet e mëpasme të gjykatës që lejojnë demonstrata, e kanë korrigjuar atë që nga ajo kohë. “Është një problem themelor i situatës së koronavirusit që po diskutohet nga shumë avokatë kushtetues, sepse kishte një nevojë masive politike për të vepruar me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullsisë,” shtoi Starski. “Tani ne jemi në një lloj faze rishikimi – a po shkelen udhëzuesit kushtetues? Sepse nga pikëpamja kushtetuese, prirja është gjithmonë drejt mbrojtjes së lirisë”. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...