Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për kë bien ato non grata

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Heroi i pagjasë, Sait Dollapi

Nga: Alfred Lela

Seksioni shqip i Zërit të Amerikës po bën më shumë se Prokuroria shqiptare. Ky është lajmi i parë që del nga ‘pretenca’ e Washington-it për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Sigurisht, VOA vetëm sa transmeton ‘targeted leaks’ që vijnë nga Departamenti i Shtetit, megjithatë simbolika e funksionalizimit së një redaksie lajmesh si agjensi e zbatimit të ligjit është e dyfishtë; edhe më shumë e tillë kur kujton se një agjensi me qendër në Tiranë, Prokuroria, ka në krye një ligjzbatuese e cila ka mbërritur aty me, të paktën pandehmën, e një mbështetje amerikane, Arta Markun.

Kjo të krijon përshtypjen e parë sikur amerikanët kanë dështuar me reformën dhe me njerëzit e zgjedhur për zbatimin e saj. E keni përshtypje të gabuar.

Kur Mathew Palmer i tërhoqi veshin opozitës dhe e detyroi të tërhiqej nga skenarët e pengimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, ai tha ndër të tjera se dosjet 339 dhe 184 duhen hetuar dhe fajtorët për vjedhjen e zgjedhjeve duhen dënuar.

U duk sikur Prokuroria u vu në lëvizje, duke bërë disa përçapje në drejtim të hetimit të dy dosjeve të famshme dhe, pak pasi KQZ shpalli rezultatin e stërvonuar të 30 qershorit, edhi reagimi i Washington-it.

Vangjush Dakos, ashtu si Tomë Doshit dhe Adriatik Llallës iu shpall ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jemi, jo në një kontekst, por në një situatë të re politke, duke qenë se konteksti vazhdon të mbajë, edhe sot e deri në fund, hijen e gjatë të Reformës në drejtësi. Me non grata-n e Dakos opozita i ka shpëtuar hijes së errët të ‘organizatës së dhunshme’ dhe aty është futur mazhoranca.

Së cilës i pëlqen, në fakt, që ta ndajë veten nga Dako, siç bëri me Tahirin, apo siç ka bërë edhe me të tjerë. Dako duhet të përgatitet për këtë: Nëse i vjen koha e ndjekjes ligjore, pas sinjalizimeve amerikane, ai duhet të bëhet gati të heshtë dhe të përndiqet (sipas kodit të omertas politike), ose të flasë dhe të shpërndajë barrën e përgjegjësive/ fajit. Durrsaku shtatshkurtër që e provoi vetën makinë elektorale (edhe pse në garë ai, siç u pa, përdorte teknika të dënueshme), do ta kuptojë së shpejti se, kur fiton e bën në emër të partisë, ndërsa kur ‘humbet’ vetëm në emrin tënd.

Siç i duhet të kuptojë dhe një gjë tjetër: emri i tij politik është një flijim i dyfishtë. Amerikanët ‘e hodhën në det’ Dakon për të shpërblyer Bashën që u tërhoq nga dhuna e supozuar e 30 qershorit, dhe për t’i çuar një sinjal Ramës. I cili duhet lexuar sipas rastit: tërheqje nga turravrapi i ‘fituesi i merr të gjitha’, ose paralajmërim se SPAK nuk mund të jetë një shpatë në dorën e tij. (Amerikanët kanë një padurim sidomos për formulën e parë the winner takes it all).

Jo më pak ka qenë tehu i këtij paralajmërimi për Arta Markun. Ndër dy mashat në dorë, amerikanët kanë përdorurur atë më diskredituesen: edhe pse hakmarrja politike në Tiranë do të kishte dashur prokurorë dhe policë në derën e Dakos.

Implikimet janë të gjitha aty dhe janë të gjitha për t’u konsideruar. Ato më lart të thëna nuk janë më pak të rëndësishme se ajo që ndoshta është kryesorja: demokratët kanë qenë ‘të tërbuar’ me Reformën në drejtësi, ndërsa socialistët ‘të gëzuar’ me të. Me sa duket, të dyja palët kanë qenë duke jetuar një iluzion dhe një paradoks, njëkohësisht.

Reforma në drejtësi, aq shumë e mbështetur nga amerikanët, dhe aq shumë kontroverse në Shqipëri, është hapur me tri preambula amerikane. Donald Lu mori me vete para se të ikte karrierat e Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës.

Dje ishte radha e Vangjush Dakos, me sa duket në emër të Matheë Palmer.

Si në fund të filmave klasikë mos prisni të lexoni The end. Jemi në epokën e Netflix, kur serialët janë paradigma e re. Gjithmonë to be continued…

 

Tags: alfred leladakoProkuroriaZëri i Amerikës

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Spitali përjashton mundësinë e helmimit të liderit opozitar rus

Spitali përjashton mundësinë e helmimit të liderit opozitar rus

Pas Elvana Gjatës, në filmin e dytë Ermal Mamaqi do ketë sërish një tjetër këngëtare

Pas Elvana Gjatës, në filmin e dytë Ermal Mamaqi do ketë sërish një tjetër këngëtare

Basha nga Maliqi: Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama

Basha nga Maliqi: Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve
Bota

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

by mirseda
22:32 | 28/03/2026
0

Dymbëdhjetë ton çokollata KitKat u zhdukën në Evropë javën e kaluar pasi hajdutët rrëmbyen kamionin që i...

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Macron: Sovraniteti i Irakut kyç për stabilitetin, thirrje për të shmangur përshkallëzimin

Macron: Sovraniteti i Irakut kyç për stabilitetin, thirrje për të shmangur përshkallëzimin

21:49 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com