Stil

Pas Elvana Gjatës, në filmin e dytë Ermal Mamaqi do ketë sërish një tjetër këngëtare

               Publikuar në : 19:03 - 31/07/19 M. S

Një sukses i garantuar ishte filmi i zhanrit komedi “Dy gisht mjaltë”, me protagonistë dy emra të njohur, aktorin e humorit Ermal Mamaqi dhe këngëtaren e njohur Elvana Gjata.

Por siç duket, Ermali nuk do e lërë me kaq, pasi së fundmi ka nisur xhirimet për filmin e ri. Ai nuk ka zbuluar detaje të tjera, përveç faktit se pritet që ky film të jetë sërish i zhanrit komedi.

Burime ekskluzive pranë Blitz.al kanë zbuluar aktoren e parë protagoniste të këtij filmi, e cila është Enca.

Kjo është hera e parë për Encën në një projekt kinematografik.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT