E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

Basha nga Maliqi: Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama

Përgjatë një takimi me strukturat drejtuese të PD-së në Maliq, kreu i PD-së Lulzim Basha bëri kryeministrin Edi Rama përgjegjës për rritjen e papunësisë dhe varfërisë në vend.

“Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët. Paratë e shqiptarëve po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshmit dhe klientët e Ramës, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur. Edi Rama i shpërfill shqiptarët, dhunon të pambrojturit e të varfrit dhe u shërben të fortëve dhe oligarkëve. Ai është arrogant me njerëzit e thjeshtë, me intelektualët, me artistët, por është i përulur para kriminelëve dhe oligarkëve”, tha Basha.

Në vijim kreu i PD-së theksoi: “Beteja popullore, e organizuar nga opozita, vetëdijësimi kombëtar dhe kurajo për t’u përballur, e ka bashkuar shumicën “Rama ik” në vendimin e pakthyeshëm popullor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në të njëjtën ditë për të zgjedhur, sipas Kushtetutës, edhe pushtetin vendor, kryetarët e Bashkive dhe këshillat bashkiakë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Nga: Pierre Haski Amerikanët kanë një shprehje të saktë për ta përkufizuar këtë lloj informacioni:ato janë “momentet Sputnik”, një referencë ndaj lëshimit të objektit të...

A janë propozimet e PD-së ashtu siç i quan Preç Zogaj reformë kushtetuese?

Nga: Luan Rama Përtej ngasjes romantike për ta parë nismën e fundit të Partisë Demokratike si një përpjekje për të realizuar më në fund vetingun e...

“Mos e bëj më legen”, Shehi debat te “Ekonomia”: Ministren e njoh që fëmijë

Në Komisionin e Ekonomisë është diskuar sot për eurobondin, që mori miratimin me votat e dy palëve me vetëm një abstenim. Gjatë diskutimeve nuk...

Foltorja e Beratit dhe Kuvendi i partisë: Përshtypje e refleksione

Nga: Genc Pollo  1- BERATIN SIÇ E PASHË Të premten, në Berat, mora Në këtë qytet e qark kam shërbyer dy legjislatura si deputet. Pjesëmarrësit në sallë...