Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Për ibret të Zotit”/ Qytetarët: E gjejmë autobusin nga të bërtiturat e shoferit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Nga Anxhela Ferra

E planifikuar të ndodhte në fillim të muajit, zhvendosja e autobusëve interurbanë të jugut dhe veriut, ka ndodhur në 12 janar. Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se terminali, i cili ndodhet në kthesën e Kamzës, do të jetë i përkohshëm. Por, i përhershëm sa i takon vendndodhjes; me ndryshime që priten të bëhen në të ardhmen, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Infrastrukturës.

“Është një hapësirë goxha më e madhe sesa ajo te ish-Dogana. Do të akomodojë 63 vend-poste dhe stacione për autobusët e veriut dhe të jugut. I kërkoj gjithë qytetarëve për pak bashkëpunim. Sidomos në këto ditë të para teksa ne bëjmë transferimin në këtë terminal provizor. Por, që në finale do të jetë edhe terminali përfundimtar si vendndodhje,” tha Veliaj disa ditë më parë.

Ndërsa më parë autobusët dhe furgonët interurbanë ishin të pozicionuar në zonën e ish-Doganës në terminale të ndryshme; tashmë ato janë bashkuar. Duke përfshirë linjën për veriun dhe atë të jugut. Por, duket se kjo gjë ka sjellë pakënaqësinë më të madhe te shoferët. Ata shprehen për Tirana Today se kjo gjë krijon një rrëmujë shumë të madhe dhe pengon lëvizjen e tyre.

“Me trafikun që kthehemi te zona e Treshit na shkon 40 minuta për të shkuar deri në Durrës. Ndërsa më parë ne e kemi bërë Doganë-Durrës, për 28 minuta. Është pak problem. Nëse do të ishte dalja përballë këtu te terminali, do të ishte një zgjidhje shumë e mirë. Për të gjithë dhe jo vetëm për mua, si linjë e Durrësit. Pasagjerët kanë shprehur pakënaqësi, sidomos për orarin. Sepse disave i shkon vonë për në unë, apo shkollë.”

“Ka shumë autobusë, është i ngushtë në fakt. Duhet të ketë një parkim për autobusët pak më tutje, në mënyrë që këtu të rrinë veç ato që kanë orarin. Duhet një dalje për ne të jugut që këtu. Pasi sa të shkojmë te rrethrrotullimi në Kamëz, të kthehemi prapë është shumë trafik. 30 minuta i humbasim në trafik. Është i gjithë veriu, jugu, po autobusët e Durrësit janë shumë të mëdhenj. Nuk merret vesh se kush hyn e kush del.”

“Këtu nuk ka parkim për mjetet që nisen në orare, mjetet qëndrojnë në trafik brenda në terminal. Dhe normalisht që ai qëndrimi shtesë përfshihet në pagesë. Këtu ka shumë rrëmujë. Nuk kanë zgjidhur asnjë gjë me këtë punë, vetëm kanë shtuar problemet. Gjithë Shqipërinë e kanë bërë në një vend. Ndaj edhe autobusët nuk kanë vend që të kthehen këtu. Ky nuk është një terminal, është një parkim i thjeshtë që duhet ta mbyllësh makinën në darkë dhe të ikësh. Nuk është terminal që të nisen udhëtarët, se ky i fundit nuk e gjen shoferin.”

“E presim biletën për të qëndruar për 30 minuta apo për një orë; por duke qenë se ka kaos të madh e kalon orarin. Kështu kalon edhe pagesa, ajo shtohet. Duhen kushtet minimale, duhet ujë, banjë sepse njerëzit nuk kanë ku të shkojnë. Një kioskë, disa mbrojtëse edhe për shiun edhe për diellin. Por, edhe ndonjë stol ku të ulen njerëzit.”

Mirëpo, kjo rrëmujë e shprehur nga shoferët, duket se shqetëson edhe pasagjerët. Ata shprehen për Tirana Today se e kanë të vështirë të gjejnë linjën me të cilën do të udhëtojnë. Po ashtu një problem është qëndrimi në trafik për shumë kohë.

 

“Ne tani erdhëm dhe po kërkojmë autobusin e Beratit. Ne jetojmë në Greqi dhe me çfarë po shohim këtu është shumë rrëmujë. Andej nuk është kështu, është si nata me ditën. Këtu nuk ka as orientim, asnjë gjë. Atje i ke të gjitha nëpër vendet e caktuara, shkon direkt te linja. Edhe nëse nuk e gjen, ke orientuesin atje që të ndihmon. Këtu është të rrish vërdallë dhe të shohësh se kush bërtet  për të shkuar te autobusi.”

“Për ibret të Zotit, shumë keq është. Trafiku është shumë keq, banjë publike nuk ka. Ky stacion në çdo drejtim është shumë keq. Më copë-copë nuk ka ku të shkojë.”

“Hallakatemi shumë, hip këtu e zbrit diku tjetër, ndërro nga dy autobusë. Po shpenzime janë ato se ne pensionistë jemi. Këta më mirë të na e çojnë në Durrës terminalin.”

“Hera e parë që kam ardhur sot këtu, edhe më duket shumë dobët. Ka shumë rrëmujë, nuk ka një banjë, nuk ka një kioskë. Me qëllim të marrim një ujë a të marrim diçka për të ngrënë.”/ TIRANA TODAY

Tags: autobusëve interurbanëJugutkryebashkiaku Erion Veliajkthesa e KamzësparkimPasagjerëtRrëmujësh-Doganashoferetterminali i riVeriutzona e Treshit

TË LIDHURA

Aktualitet

Qeveria akordon shpërblim financiar për familjen e Enea Mekollit dhe efektivit që u plagos

13:58 | 10/06/2026
Aktualitet

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

13:52 | 10/06/2026
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026
Next Post

"Jetonim si mos më keq në stalla, hanim çfarë ngelej në supermarkete"

Gjermanët gjunjëzohen për krimet e nazistëve, serbët priten ngado me gurë

Uau/ Dua Lipa arrin atë që shumë artistë e dëshirojnë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qeveria akordon shpërblim financiar për familjen e Enea Mekollit dhe efektivit që u plagos

by mirseda
13:58 | 10/06/2026
0

Qeveria ka miratuar sot, 10 qershor, një shpërblim financiar për familjen e efektivit të rënë në detyrë,...

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

13:52 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Nga beteja me kancerin kur ishte vetëm 18 muajsh te Botërori, kush është ylli 23-vjeçar

13:16 | 10/06/2026

Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet deputetes së PD Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

12:44 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com