Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Për fat të keq, Shqipëria s’ka çfarë t’i mësojë Kosovës!” Meta apel LDK dhe VV

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mali i Zi miraton ligjin për vendosje të flamujve kombëtarë/ Reagon edhe Meta

Presidenti Ilir Meta ka folur për një sërë çështjesh të rëndësishme në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Gjatë një interviste të gjatë për gazetën “Epoka e Re”, kreu i shtetit theksoi se Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjshmëri të plotë duhet të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja të qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, Meta ka një thirrje edhe për heqjen e taksës së Kalimashit. “Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit. Kjo është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë. Por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen”

INTERVISTA E PLOTE

Intervistë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Ilir Meta për “Epoka e re”: Uroj që Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjshmëri të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse

“Epoka e re” (Gazetari Sadik Zeqiri): Z. President, Shqipëria muajin e kaluar u godit nga një tërmet i fuqishëm, me pasoja tepër tragjike, me 51 humbje jete, mijëra banesa e prona të shkatërruara. Sa e ka marrë veten Shqipëria dhe shqiptarët pas kësaj fatkeqësie?

Presidenti Meta: Shqipëria nuk ishte goditur nga një tërmet kaq shkatërrues prej një kohe të gjatë.

U bënë përpjekje të mëdha dhe u zgjua një solidaritet i jashtëzakonshëm.

Pasojat e rënda që la pas tërmeti treguan dobësitë tona në përballimin e këtyre situatave emergjente dhe besoj kemi nxjerrë mësimet e duhura se si t’i përmirësojmë masat dhe reagimet në të ardhmen.

Aktualisht jemi të përqëndruar në sigurimin e strehimit dhe shërbimeve të tjera të domosdoshme për të gjithë njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në të njëjtën kohë, jemi duke llogaritur dëmet dhe nivelin e sigurisë së mijrave shtëpive dhe ndërtesave të dëmtuara.
Besoj se shumë shpejt do të kemi një plan veprimi konkret për rindërtimin dhe rikuperimin e të gjitha pasojave që la pas ky tërmet shkatërrimtar.

“Epoka e re”: Është parë një solidarizim i paparë i institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj me këtë tragjedi që e goditi Shqipërinë. Çka do të thotë për shqiptarët kjo?

Presidenti Meta: Kosova ishte e para që reagoi menjëherë duke na ardhur në ndihmë. E kam shprehur dhe nuk kursehem ta përsëris falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe solidarizimin maksimal e të jashtëzakonshëm të institucioneve të saj dhe në veçanti të qytetarëve të Kosovës, në ato momente dramatike për Shqipërinë.

Tërmeti i 26 nëntorit tundi si asnjëherë më parë themelet e shumë ndërtesave në Shqipëri, por tregoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë.

Zemrën bujare e Kosovës e dëshmuan veçanërisht dhe ata qytetarë të saj në pamundësi ekonomike, që shprehën solidaritet, duke ndarë edhe varfërinë e tyre me banorët e prekur nga ky tërmet.

Shqipëria dhe Kosova çdo herë kanë qenë dhe do të mbeten të parat në krah të njëra-tjetrës, dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë solidaritet dhe këtë ndihmë të jashtëzakonshme.

“Epoka e re”: A duhet të shërbejë ky rast për qeveritë e të dy vendeve që të thellojnë bashkëpunimin dhe t’i largojnë ato barriera që vështirësojnë lëvizjen e shqiptarëve? Dhe ku mendoni se Shqipëria dhe Kosova duhet ta forcojnë bashkëpunimin më shumë?

Presidenti Meta: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të jenë më komplementare me njëra-tjetrën.

Shqipëria dhe Kosova duhet të plotësojnë të gjitha boshllëqet apo mangësitë që vijnë për shkak të karakteristikave të ndryshme të potencialeve apo të burimeve të zhvillimit ekonomik.

Në këtë drejtim duhet të krijojmë sa më shumë lehtësira.

Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit. Kjo është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë. Por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen.

Më vjen keq kur konstatoj se mes dy vendeve tona ka aq shumë marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, por që për fat të keq janë ende shumë larg konkretizimit të tyre.

Shqipëria dhe Kosova në të gjitha fushat duhet të forcojnë pa më të voglin hezitim bashkëpunimin dhe të rrëzojnë të gjitha barrierat administrative dhe burokratike.

Kjo është në interesin reciprok të të dy vendeve që kanë vetëm një aspiratë: bashkimin e tyre në Bashkimin Europian.

“Epoka e re”: Cili është qëndrimi juaj për nismën e ashtuquajtur “Mini-Shengen” dhe si i vlerësoni deklaratat e kryeministrit Rama për figurat kryesore politike të Prishtinës?

Presidenti Meta: Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, që udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, që sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje, dhe që ka vetëm për qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është e mirëpritur.

Ky duhet të jetë një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme.

Çdo iniciativë që provokon debate të panevojshme nuk e ndihmon bashkëpunimin tonë.

Askush nuk ka pse keqpërdoret për të defaktorizuar Kosovën.

Prishtina ka udhëheqësit e saj të zgjedhur me votën e qytetarëve të saj.

Shqipëria, për fat të keq, nuk ka se çfarë t’i mësojë Kosovës, as sa i përket shtetit ligjor, as sa i përket zgjedhjeve e pluralizmit politik, apo qoftë sa i përket demokracisë.

Shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira.

“Epoka e re”: Në Kosovë, edhe disa muaj pas zgjedhjeve ende nuk janë formuar institucionet e reja? Cili është mesazhi juaj për dy fituesit e këtyre zgjedhjeve VV dhe LDK?

Presidenti Meta: Si fitues të zgjedhjeve parlamentare, uroj që Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në partneritet dhe përgjegjshmëri të vendosin sa më parë për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse.

Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.
“Epoka e re”: Cili është urimi juaj për Shqipërinë dhe për Kosovën për vitin 2020?

Presidenti Meta: Uroj për një Shqipëri me negociata të çelura me Bashkimin Europian, dhe për një Kosovë pa regjim vizash me BE-në, shumë më pranë saj dhe NATO-s.

Tags: ilir metakosovaLDKmini shengentaksa e KalimashitVV

TË LIDHURA

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj
Aktualitet

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

21:49 | 20/06/2025
Next Post
Një tjetër makinë e djegur në Vlorë, pista kryesore e policisë (VIDEO)

Një tjetër makinë e djegur në Vlorë, pista kryesore e policisë (VIDEO)

Sondazhi në Kosovë/ Albin Kurti shpallet ‘Politikani i Vitit’

Sondazhi në Kosovë/ Albin Kurti shpallet ‘Politikani i Vitit’

Gjyshja i dha raki orizi, ndërron jetë foshnja

Gjyshja i dha raki orizi, ndërron jetë foshnja

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com