E mërkurë, 20 Janar, 2021
11 C
Tirana

Për “Bonnie and Clyde” të Kosovës dhe të tjerët në Tiranë

Nga: Mero Baze

Lëvizja “Vetëvendosje” i është kthyer traditës së saj për të organizuar fushata linçuese ndaj gazetarëve kritikë me të. Por këtë radhë aftësinë e saj për fushata linçuese, ja ka ofruar si shërbim Vjosa Osmanit.

Në një trakt të “Vetëvendosjes” publikuar nga disa medie në Tiranë, janë rreshtuar gazetat apo gazetarët që kanë kritikuar Vjosën dhe fjalimin e saj në Tiranë, a thua se këto kritika janë bërë në ilegalitet dhe “Vetëvendosja” i ka zbuluar si Lenini “Traktin e Berlinit” dhe i ka denoncuar.

Shkrimet e mija janë me emrin tim dhe në gazetën time. Nuk janë si shkrimet e Albinit, që herë merr me qira emrin e Vjosa Osmanit, herë të Ditmir Bushatit apo ca militantëve trushpëlarë.

Ideja që ndaj gazetarëve që kanë mendim kritik për idetë e Albinit dhe zëdhënëses së tij, duhet të ketë një fushatë linçuese, është e gjitha ajo çfarë mund të presë shoqëria shqiptare prej  “Bonnie and Clyde” të Kosovës.

Por le të kthehemi tek ata që mendojnë se Vjosa ka fyer Tiranën zyrtare dhe ndaj e kemi kritikuar. Vjosa ka fyer pa të drejtë shtetin shqiptar, duke gënjyer për faktet.

Personalisht Vjosa nuk ka fyer qeverinë aktuale, as Edi Ramën. Vjosa ka fyer Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë qenë në pushtet prej vitit 1991 deri në vitin 2000, kur është çliruar Kosova prej Serbisë.

Kërkesa e saj që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të dënojë genocidin serb në Kosovë, është një fyerje e ndyrë ndaj shtetit shqiptar, Parlamentit shqiptar të Sali Berishës deri më 1997 dhe atë të socialistëve Nano- Majko- Meta deri në vitin 2000, të cilët kanë miratuar 15 rezoluta për Kosovën deri në vitin 2000.

Ambasadat shqiptare në Perëndim ishin ndërkohë zyra të Kosovës në Perëndim dhe çdo ambasador i Shqipërisë, sado i dobët apo i paaftë të ketë qenë, së paku 50 për qind të axhendës diplomatike e ka pasur në funksion të Kosovës.

Pas vitit 2000, kur Kosova ishte e çliruar nga Serbia, pastaj mbetej të miratonim rezoluta për vrasjet e Rexhep Selimit në Kosovë. Këtë e ka bërë Berisha më 2011, kur miratoi rezolutën pro hetimeve të raportit të Dick Martinit.

Lexo edhe :   Keqpërdorimi i ligjit dhe Ilir Metës nga socialistët

Të vish në vitin 2021 e të thuash ju nuk keni miratuar asnjë rezolutë për Kosovën, ndaj duhet ta bëni tani se ua them unë, duhet të jesh ose e paditur, ose e pacipë.

Mund të zgjidhni vetë kë vlerësim të doni për Vjosën në këtë rast, që mos ta fyej unë. 15 rezolutat i keni në arkivën e Parlamentit.

Të vetmit njerëz të shqetësuar në Tiranë më duken idhtarët e “Vetëvendosjes”, të cilët kanë shpallur një fushatë linçuese ndaj gazetarëve që kanë pasur qëndrime kritike ndaj Vjosës.

Këtyre ju shtua dhe Ditmir Bushati, që mendon se Shqipëria duhet ta shikojë Serbinë me sytë e Albinit, kurse Kosova duhet ta shikojë Greqinë me sytë e Ditmirit.

Lexo edhe :   Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla, por jo të paudha

Personalisht ndjehem i lehtësuar kur bëhem viktimë e fushatave të tilla linçuese, pasi së paku e ndjej që e kam bërë në rregull punën time kundër racës së tyre.

Kam parë dhe më keq se kaq nga politikanë të tjerë të Kosovës. E kam parë emrin dhe në lista vdekjesh nga deputeti i Albinit, që është sot në Hagë.

Kjo nuk më pengon të merrem me politikën në Kosovë dhe as duhet t’i pengojë kolegët e mi në Kosovë të merren me politikën në Shqipëri.

Kush mendon se jam i mërzitur që “Bonnie and Clyde” të Kosovës janë duke ardhur në pushtet, nuk më njohin. Kam 30 vjet që shikoj politikanë që vijnë e ikin nga pushteti dhe nuk kam më moshë të gëzohem, apo mërzitem për ta.

Albini dhe Vjosa janë “Bonnie and Clyde” të Kosovës, për të cilët nuk kam asnjë arsye të mërzitem pse mund të vijnë në pushtet. Madje mendoj se është rruga më e mirë për ta kuptuar të gjithë, se ajo dyshe “është një m** për t’u ngrënë”.

Nuk dua që pasi ta provojnë, të kërkojnë ndjesë, por as mos kërkoni t’i them “guximtare” një papagalleje që kërkon t’i mohojë Shqipërisë atë që ka bërë për Kosovën, duke kujtuar se në Kosovë fiton pikë, nëse shpall pavarësinë nga Shqipëria. Fitojeni një herë betejën me  Serbinë. Me ne s’ka problem, se ua lëmë vetë “fitoren”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...