E premte, 22 Janar, 2021
10 C
Tirana

Serbia pritet të nisë vaksinimin javën e ardhshme

Kontingjenti i parë me 4,875 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech mbërriti sot në Beograd, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, Mirsad Gjerllek.

“Vaksina ka arritur. Menjëherë e kemi dërguar në Institutin e Virologjisë Torlak, në frigoriferë në minus 80 gradë”, tha Gjerllek, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Gjerllek tha se imunizimi kundër koronavirusit, sipas të gjitha gjasave, do të nisë javën e ardhshme, ndërsa gjatë ditës, shtoi ai, do të qartësohet se cili grup do të vaksinohet i pari.

Vaksina Pfizer/BioNTech është krijuar nga një kompani farmaceutike amerikane dhe një gjermane.

Ajo ka nisur tashmë të jepet në disa shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Kanadanë. Gjerllek tha se gjatë janarit, në Serbi pritet të arrijnë edhe 20-21,000 vaksina Pfizer/BioNTech, sepse licenca e importit është lëshuar për 24,000.

Ai konfirmoi se autoritetet serbe janë duke zhvilluar bisedime intensive edhe me rusët dhe kinezët, për importin e vaksinave të tyre. Serbia ka konfirmuar në total mbi 303,000 raste të të infektuarve me koronavirus. Prej tyre, 2,733 pacientë kanë humbur jetën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...