Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për ata që duan të mendojnë, se Albini ka mundur Edi Ramën në Kosovë!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për ata që duan të mendojnë, se Albini ka mundur Edi Ramën në Kosovë!

Nga: Mero Baze

Albin Kurti nuk ka fituar zgjedhjet për të ngjallur shpresat tek të gjithë ata që nuk i fitojnë dot. I ka fituar së pari për vete dhe për t’u vënë në provë për objektivat e tij.

Shihet qartë se ai ka ngjallur zemërim e zhgënjim tek shumë kundërshtarë të Edi Ramës në Kosovë dhe Shqipëri, pse është takuar me të. Madje akoma më shumë, pse ka konstatuar që Edi Rama nuk mbështet korrigjimin e kufijve si objektiv të bisedimeve Kosovë- Serbi.

Për Albin Kurtin do të kenë kohë të zhgënjehen apo ngazëllehen, ata që e kanë votuar. Do të kenë fatin ta shikojnë, si ai i realizon ato që ka premtuar, apo fatin e keq të shikojnë se si nuk ja del dot.

Por Albin Kurti nuk është shpallur fitues kundër Edi Ramës.

Të gjithë ata që nuk e heqin dot nga pushteti Edi Ramën në Tiranë apo të gjithë ata që po heq nga pushteti në Kosovë, por kanë probleme me Edi Ramën si aleatë të kundërshtarëve të Edi Ramës në Tiranë, nuk kanë pse mërziten me Albin Kurtin pse ka takuar kryeministrin e Shqipërisë.

Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë janë të “dënuar” të takohen me njëri- tjetrin dhe sikur të jenë armiq personalë të përjetshëm. Natyrisht nëse nuk janë injorantë dhe ta kapërcejnë këtë detyrim.

Por problemi që kanë të zemëruarit me Albinin, është ai që kam shkruar një javë më parë, kur shumë prej tyre fitorja e Albinit u duket si shërim për komplekset e tyre. Dhe njeriu që ka prodhuar më shumë komplekse ndaj kundërshtarëve në hapësirat shqiptare natyrisht është Edi Rama.

Dikush në Prishtinë shkruante se tani ka ardhur koha që Albin Kurti t’i tregojë vendin kryeministrit të Shqipërisë. Dikush në Tiranë priste që Albin Kurti të hynte si Avni Rustemi në zyrë të Edi Ramës. Të tjerë që kanë probleme me Edi Ramën, dikush me fjalorin e tij dikush me brekushet, e të tjerë më politikat e tij, po ashtu filluan ta interpretojnë fitoren e Albinit si një gjë që do t’u zgjidhte atyre hallet që kanë me Edi Ramën. Gati gati, po e paraqisnin Albinin si çlirues të Kosovës nga Shqipëria dhe sidomos Edi Rama.

Merreni qetë.

Albin Kurti ende nuk ka filluar të gabojë për fat të mirë, pasi ende nuk e ka marrë detyrën. Por edhe po gaboi nuk është fundi i botës. Por këtë pritshmërinë, që ai t’u heqë Edi Ramën nga pushteti dhe ju pastaj të thoni “fituam”, është mirë ta mbani dhe bëni zero, se nuk ua ka borxh. Nuk ua ka premtuar. Jo se nuk keni të drejtë të ëndërroni, por Albini nuk ka fituar për të përmbushur komplekset tuaja. Ka boll një qerre me premtime të veta që mund ta rrënojnë. Por jo takimet me Edi Ramën dhe as fotojo me aktorin Depardiu. Nuk ka mundur Edi Ramën në Kosovë dhe as është votuar të shpjegojë çdo hall që kanë njerëzit me Edi Ramën. Ka mundur Ramushin dhe qeverinë atje.

 

Tags: Albin Kurtiedi ramamero baze

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Ish-presidenti: Shqipëria të bëjë kujdes me Kosovën, s’duhet të flasë në…

Ish-presidenti: Shqipëria të bëjë kujdes me Kosovën, s’duhet të flasë në...

Mohoi lidhjen, partneri i dërgon lule në emision Anxhela Peristerit

Mohoi lidhjen, partneri i dërgon lule në emision Anxhela Peristerit

Nga Erdogan te ligjvënësit amerikanë, reagimet për vrasjen e al-Baghdadi

Nga Erdogan te ligjvënësit amerikanë, reagimet për vrasjen e al-Baghdadi







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com