Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

PD zbulon emrin e kryebashkiakut që konsumon lëndë narkotike

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk iu kërkuam leje, ju njoftuam”, PD i përgjigjet Policisë: Urdhrat i jep Rama

PD ka zbuluar emrin e kryebashkiakut që përdorte lëndë narkotike në ambiente publike. Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Ervin Salianji tha se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, është filmuar ndërsa konsumon kokainë.

Pas video-s së publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku duket një person që merr drogë, Salianji ka kërkuar largimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

“Kryetar Bashkie që thith mall”, Kreshnik Spahiu lëshon paralajmërimin e fortë

Deklarata e plotë:

Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë.

Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike.

Janë lidhjet me krimin, është hajdutëria dhe babëzia motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e ri të drejtësisë, siç vulosi së fundmi, emërimin antikushtetues të vartësit të vet Artur Metani në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, një prej organeve më të rëndësishme të drejtësisë.

Emërimi i paligjshëm dhe nul me dhunën e kartonave i Artur Metanit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”, i cili ndalon një jurist të emërohet Inspektor i lartë i Drejtësisë, nëse ai ka mbajtur funksione politike në administratën publike gjatë 10 viteve të fundit.

Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor, pasi ai ka qenë Këshilltar Juridik i Presidentit të Republikës, një pozicion që ligji për administratën publike e konsideron shumë qartë so funksion politik.

Edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, edhe Parlamenti kanë shkelur me vetëdije ligjet dhe Kushtetutën, duke qenë në dijeni të plotë të faktit ndalues se Artur Metani në 10 vitet e fundit ka qenë “funksionar politik”, si pjesë e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Rama ka zgjedhur që kontrollor të gjyqtarëve dhe prokurorëve të emërojë ish vartësin e tij dhe vëllain e deputetes së tij për ta përdorur për të kërcënuar gjyqtarë dhe prokurorë, kur ata të hetojnë apo gjykojnë dosjet e korrupsionit, të vjedhjes së votave nga qeveria e Edi Ramës apo që padrejtësinë ta kthejë në normë ndaj kundërshtarëve politikë.

Kushdo që kishte iluzionin që në këtë vend do të ketë drejtësi me Edi Ramën mori përgjigjen se Edi Ramës dhe shpurës së tij të hajdutëve dhe banditëve u duhet drejtësia nën kontroll për të ruajtur pronat dhe paratë e vjedhura, se drejtësia është një armë politike për t’u përdorur për kundërshtarët e qeverisë, se familjarët, fisi dhe krushqitë e deputetëve të Ramës kontrollojnë sistemin gjyqësor për t’i shërbyer mbulimit të aferave dhe mbylljes së cështjeve gjyqësore në ngarkim të banditeve në pushtet apo të krimit të organizuar që ushqen me vota Edi Ramën.

Llogaritë i kanë bërë gabim, Rama sot është më i ekspozuar se kurrë para qytetarëve dhe partnerëve të Shqipërisë, Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do të zhbëjmë çdo paligjshmëri. Do t’i japim vendit një qeveri që i shërben qytetarit dhe jo kriminelëve.

Të gjithë do të japin llogari një më një para ligjit!

Skandali/ Kryebashkiaku po festonte mandatin me lëndë narkotike

Tags: Ervin Salianjikryebashkiakulende narkotikerama

TË LIDHURA

Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj
Aktualitet

Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj

09:48 | 14/10/2025
Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar
Aktualitet

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

09:02 | 14/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur
Politikë

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Next Post
Aksident i rëndë në Korçë, humbin jetën dy persona

E akuzoi PD/ Kryebashkiaku i Bulqizës: Video-ja e montuar, prapavijë politike

Thyen stolat e stadiumit, arrestohet një tifoz dhe procedohet një tjetër

Thyen stolat e stadiumit, arrestohet një tifoz dhe procedohet një tjetër

Shkencëtarët zbulojnë një asteroid gjigant, mund të godasë tokën

Shkencëtarët zbulojnë një asteroid gjigant, mund të godasë tokën







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj
Aktualitet

Shisnin lëndë të paligjshme në zona të ndryshme të kryeqytetit, arrestohen dy të rinj

by mirseda
09:48 | 14/10/2025
0

Janë identifikuar dhe arrestuar dy të rinj që shisnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës....

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Aksident në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

09:02 | 14/10/2025
Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin

Erdogan komplimenton Melonin, por nuk kursen kritikat: Duhet ta lësh duhanin

08:58 | 14/10/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com