Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pavarësia e SHBA-së/ Meta letër presidentit Trump: Frymëzim për popullin shqiptar

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pavarësia e SHBA-së/ Meta letër presidentit Trump: Frymëzim për popullin shqiptar

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me rastin e 243-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në letër, Meta thekson aleancën mes dy vendeve dhe shkruan se SHBA-të kanë qenë mbështetje dhe shembull frymëzimi për popullin shqiptar.

Letra e plotë:

I nderuar Zoti President,

Me rastin e 243-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dëshiroj t’ju përcjell në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të përzemërta. Në këtë festë kuptimplote Ju dëshirojmë Juve personalisht dhe të gjithë amerikanëve kudo që ndodhen, suksese, paqe dhe begati.

Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunimit dhe miqësisë së vërtetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, në vitet e vështira të sundimit të diktaturës dhe të partisë-shtet, shembull i madh frymëzimi dhe mbështetje për ta përmbysur atë 30 vjet më parë dhe për të vendosur në Shqipëri, pluralizmin, demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë e lirë të tregut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e veçanërisht lidershipi Juaj, Zoti President, vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar dhe mësim se sa të shtrenjta janë liritë themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi sot përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.

Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e kësaj aleance bazuar mbi parimet e përbashkëta demokratike, që mbajnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara Amerikës dhe Shqipërinë.

Duke Ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, në shërbim të vlerave demokratike, të drejtave themelore të njeriut dhe zhvillimit ekonomik, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e pranisë së SHBA-së në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

Ne jemi të gatshëm për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin. Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet të plotë me SHBA-në, dhe vendosmërisht do t’i bashkohet përpjekjeve Tuaja në forumet shumëpalëshe në dobi të paqes e prosperitetit në mbarë botën.

Me kënaqësi të veçantë dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në SHBA, i cili përfaqëson një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidh drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona.

Urime edhe një herë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së dhe përshëndetjet më të mira për ju, familjen tuaj dhe kombin e madh amerikan!

Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Sinqerisht

Ilir Meta

Tags: Donald Trumpilir metaPavarësiaUrim

TË LIDHURA

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar
Politikë

Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar

18:32 | 14/03/2026
Next Post
DW: Vrasja e politikanit Lübcke, rreziku nga ekstremistët e djathtë

DW: Vrasja e politikanit Lübcke, rreziku nga ekstremistët e djathtë

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Shqipërinë”, Basha i uron pavarësinë SHBA-ve

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Shqipërinë”, Basha i uron pavarësinë SHBA-ve

“Nisa të dëgjoja zëra, nuk lëvizja dot”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin që ka kaluar

“Nisa të dëgjoja zëra, nuk lëvizja dot”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin që ka kaluar







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

by mirseda
19:11 | 14/03/2026
0

Sarandë- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Sarandë. Mësohet se është qëlluar disa herë me...

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Sulmet në Teheran, Izraeli: Eliminuan dy zyrtarë të inteligjencës iraniane

Sulmet në Teheran, Izraeli: Eliminuan dy zyrtarë të inteligjencës iraniane

18:50 | 14/03/2026
Paralajmërimi: SHBA-të po shtyjnë europianët drejt një konflikti global

Paralajmërimi: SHBA-të po shtyjnë europianët drejt një konflikti global

18:42 | 14/03/2026
Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar

Ina Zhupa: Bashkia Vlorë po pengon turizmin detar

18:32 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com