Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

DW: Vrasja e politikanit Lübcke, rreziku nga ekstremistët e djathtë

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Vrasja e politikanit Lübcke nga një ekstremist i djathtë ka tronditur politikanët dhe qytetarët. Sipas raportit të entit për Mbrojtjen e Kushtetutës numri i të djathtëve të dhunshëm është rritur. Qeveria do të veprojë.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) duket këto ditë i lodhur dhe i zbehtë. Në Bundestag ai bën deklaratën: “Kjo trondit edhe një ministër”. Bëhet fjalë për vrasjen e Walter Lübcke, politikanit të CDU nga qyteti Kassel, që u ekzekutua me një të shtënë në kok nga një ekstremist i djathtë në fillim të qershorit. Vrasje e një politikani e motivuar politikisht nga e djathta.

Ky akt ka tronditur shumë njerëz. Politika është e alarmuar dhe diskuton lidhur me rritjen e rrezikut nga radikalët dhe ekstremistët e djathtë, rrezik që siç thonë disa, injorohet ende. Deputetët në parlamentin gjerman diskutojnë për pasojat e rastit Lübcke. Debati për temë aktuale në parlament nuk u kërkua nga opozita, ishte qeveria që do të japë një sinjal. Titulli i debatit është tashmë edhe program: “Për mbrojtjen e demokracisë sonë – kundër urrejtjes dhe dhunës së djathtë ekstreme”.

„Ne duhet të luftojmë rrjetet”

Ministri i Brendshëm Seehofer, dukshëm i prekur, e merr i pari fjalën. Kundër sloganeve të urrejtjes, antisemitizmit dhe ksenofobisë ai dëshiron një strategji me “Tolerancë zero”. Ai flet për ekstremizmin e djathtë si “një rrezik i madh”, bën thirrje për mospërdorimin e gjuhës që çon në “urrejtje dhe dhunë”. Kjo kërkesë përsëritet vazhdimisht këto ditë në Berlin.

Kritika është një goditje ndaj partisë së djathtë populiste “Alternativa për Gjermaninë” (AfD). Ajo akuzohet nga të gjitha partitë e tjera se me retorikën e saj, me fjalimet dhe kontributet në mediat sociale po nxit klimën e konfrontimit dhe po u përgatit radikalëve të djathtë terrenin, duke hedhur baltë mbi demokratët e angazhuar. Gottfried Curio, zëdhënësi i AfD për politikën e brendshme, nuk dëshiron ta lejojë këtë akuzë mbi vete: “Ndalni akuzat për nxitje të urrejtjes”, mbrohet ai kundër akuzave të të gjitha partive të tjera.

Ekspertja për politikën e brendshme e partisë E Majta, Martina Renner, flet për një “periudhë të marrëdhënieve të reja me agjitatorët e djathtë”. Renner thekson se rreziku i terrorizmit të djathtë është injoruar për shumë kohë dhe është folur vetëm për “doras individualë”: “Nuk ka raste individuale, duhet të luftojmë rrjetet”.

“Për t’i dhënë më shumë forcë sundimit të ligjit”

Jo vetëm në parlament është temë rreziku nga e djathta. Për atë që ministri i Brendshëm Seehofer flet pasdite, jep paradite shifra konkrete. Përpara shtypit ai paraqet në Berlin raportin vjetor të entit për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Në raport autoritetet e sigurisë rendisin me saktësi, se si dhe prej kujt janë të kërcënuar Gjermania dhe gjermanët. “Viti 2018 ka treguar sërish se kërcënimet ndaj shoqërisë sonë të hapur janë bërë të ndryshme dhe komplekse”, thotë Seehofer. Dhe shton: “Unë do të bëj gjithçka, që do të thotë se do të shqyrtoj, jo vetëm formalisht të gjitha opsionet, të gjitha mundësitë, për t’i dhënë më shumë forcë sundimit të ligjit”.

Tek ekstremistët e djathtë numri është rritur edhe një herë në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur një nivel të ri të lartë”, shton Seehofer. 24.100 ekstremistë të djathtë kanë regjistruar statistikat vitin e kaluar. Një rritje prej 100 personash në krahasim me një vit më parë. Më shumë se një ndër dy ekstremistë të djathtë konsiderohet “i dhunshëm”, thotë ministri i Brendshëm. “Për shkak të afërisë së madhe me armët të spektrit të djathtë ekstrem, këto shifra janë tejet shqetësuese. Prandaj e përmend me qëllim këtë, sepse edhe në këtë pikë kemi një situatë të lartë rreziku.”

Për ekstremistët e djathtë koncepti i armikut janë të huajt, azilkërkuesit, myslimanët, si dhe politikanët. Në rastin Lübcke ministri i Brendshëm Seehofer tha në televizion  publik gjerman ARD, se duhet parë gjithçka me kujdes: “A ka njerëz, që dinë më shumë, ka ndoshta bashkëpunëtorë? Apo ndoshta ekziston, e kjo do të ishte më e keqja, një rrjet?”

Ende nuk ka tregues për një rrjet të djathtë

Sipas deklaratave të Prokurororisë gjermane nuk ka të dhëna për këtë, pavarësisht arrestimeve të fundit në lidhje me vrasjen e Lübcke-s. Policia dërgoi në hetuesi dy persona. Kundër tyre po hetohet për ndihmë në vrasje. Dyshohet se ata kanë ndihmuar për të siguruar armët. Policia zbuloi në një magazinë armën e krimit, pistoleta dhe pushkë të tjera. Stephan Ernst, që ka pranuar vrasjen e Lübcke, kishte treguar për vendndodhjen e armëve. Autoritetet përkatëse nuk supozojnë që Ernst dhe të sapoarrestuarit kanë formuar një grup terroristësh të djathtë.

Shenja kundër urrejtjes në internet

Fjalët ndiqen shpesh nga veprat. Në kontekstin e vrasjes me sfond të djathtë ekstremist të Walter Lübcke-s, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas (PSD) dërgon një sinjal. Në hashtagun #eenjtjaedemokracisë ai bëri thirrje që të trajtohen rastet e shumë politikanëve lokalë dhe ndihmësve vullnetarë, që bëhen vazhdimisht pre e urrejtjes në internet„Kjo nuk mund të pranohet”, tha Maas në ARD. Në këtë aksion ai ftoi të gjithë grupet parlamentare të Bundestagut, përveç AfD. /DW/

Tags: bundestagLübckeMinistri i Brendshëm Horst Seehoferradikalët dhe ekstremistët e djathtërrezikVrasja e politikanit

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Shqipërinë”, Basha i uron pavarësinë SHBA-ve

“Nisa të dëgjoja zëra, nuk lëvizja dot”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin që ka kaluar

Zbardhet identiteti, kush është 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Itali







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com