Euro e ka mbyllur javën me një rritje shumë të lehtë, duke u kuotuar sot me 121.5 lekë. Ndërkaq, Dollari Amerikan ka regjistruar të njëjtat vlera sikurse ditën e djeshme, duke qëndruar në nivelin e 109.8 lekëve referuar të dhënave të tregut valutor vendas.
Paundi Britanik ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 0.8 pikësh, duke u ngjitur kështu në kuotën e 134.6 lekëve.
Franga Zvicerane është dobësuar lehtë duke e mbyllur javën në vlerën e 110.8 lekëve. Sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian, janë këmbyer sot me përkatësisht 82.7 lekë dhe 74.4 lekë. /SCAN