Ekonomi

Paundi Britanik shënon rritje ‘surprizë’. Euro dhe Dollari e mbyllin javën pa shumë lëvizje

               Publikuar në : 15:03 - 06/09/19 M. S

Euro e ka mbyllur javën me një rritje shumë të lehtë, duke u kuotuar sot me 121.5 lekë. Ndërkaq, Dollari Amerikan ka regjistruar të njëjtat vlera sikurse ditën e djeshme, duke qëndruar në nivelin e 109.8 lekëve referuar të dhënave të tregut valutor vendas.

Paundi Britanik ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 0.8 pikësh, duke u ngjitur kështu në kuotën e 134.6 lekëve.

Franga Zvicerane është dobësuar lehtë duke e mbyllur javën në vlerën e 110.8 lekëve.  Sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian, janë këmbyer sot me përkatësisht 82.7 lekë dhe 74.4 lekë. /SCAN

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT