E hënë, 3 Gusht, 2020
22 C
Tirana

Bilanci 2019/ Policia: 6 jetë më shumë të shpëtuara, 133 aksidente më pak se në 2018-ën

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Policia arreston 2 shoferë, bllokon 19 leje drejtimi

Policia e Shtetit bën me dije se kanë përfunduar në pranga 2 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë bllokuar 19...

Të rritesh në kohë krize, biznesi që u zhvillua gjatë periudhës së pandemisë

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e porosive nga partnerët...

Nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit, basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Policia Rrugore ka nxjerrë bilancin e 8 mujorit të këtij viti, teksa raporton se gjatë 2019-s ka pasur 6 jetë më shumë të shpëtuara, 133 aksidente më pak dhe 20,000 gjoba më pak se në 2018.

Sipas njoftimit, për periudhën tremujore të sezonit turistik qershor – korrik – gusht 2019, janë57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018.

Njoftimi i plotë:

8 mujori i 2019-ës: 6 jetë më shumë të shpëtuara, në raport me vitin e kaluar
133 aksidente më pak, 20 000 gjoba më pak se në 2018

Policia Rrugore në të gjithë vendin është e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, lehtësimin e lëvizjes në raste fluksi, ardhjes në ndihmë të drejtuesve të automjeteve, turistëve dhe vizitorëve, dhënien e ndihmës këmbësorëve duke ju dhënë përparësi në kalimin në vijat e bardha, por edhe aty ku ato mungojnë. Në këtë kuadër, shërbimi i Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e trafikut dhe orientimin e tij, si dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore për të gjithë periudhën e sezonit turistik 2019, ka kryer një volum pune me shërbime dhe patrullime në akset rrugore, në gjithë vendin, me orare të shtuara.

Në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2019, shërbimi i Policisë Rrugore përforcoi me shërbime shtesë akset kryesore të vendit në zonat turistike të qyteteve Sarandë, Vlorë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Shkodër, ku fluksi i mjeteve dhe turistëve ka qenë tepër i madh, gati trefish në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Janë monitoruar me shërbime patrullimi rrugor për 24 orë akset me fluks të shtuar:

– Tiranë – Fushë Krujë – Lezhë – Shkodër;
– Tiranë – Gjiri i Lalzit – Durrës;
– Vlorë – Dhërmi – Himarë – Sarandë;
– Rruga e Kombit Milot – Morinë;

Shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorin e Komunikimit me Median ka mbajtur një lidhje të pandërprerë me drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës gjatë gjithë sezonit turistik duke dhënë informacion për flukset e trafikut në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit apo rrjetet sociale, si dhe dhënien në kohë reale të njoftimeve nëpërmjet medias televizive dhe radiove kombëtare.

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Rrugore, por dhe bashkëpunimit dhe rakordimit të veprimeve me Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e tjera të angazhuara në terren dhe veçanërisht për sezonin turistik, është bërë e mundur që për periudhën 8 mujore, janar – gusht 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, të kemi 133 aksidente më pak, 6 jetë më shumë të shpëtuara, 43 të plagosur rëndë dhe 80 të plagosur lehtë më pak.

Lexo edhe :   Itali/ Trefishohet numri i viktimave në krahasim me një ditë më parë
Lexo edhe :   Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Duke krahasuar periudhat tremujore të sezonit turistik 2018 dhe të vitit 2019, për periudhën qershor – korrik – gusht 2019, janë 57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018.

Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se ka ndërgjegjësim dhe sjellje më korrekte të drejtuesve të mjeteve gjatë drejtimit të mjetit, por vazhdon të mbetet shqetësues drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjeteve nga drejtues të papajisur me leje drejtimi, mospërdorimi i kaskave mbrojtëse nga drejtues motomjetesh dhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.

Mosrespektimi i sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal vazhdon të “prodhojë” masa administrative për këtë shkelje, kryesisht brenda qendrave të banuara.
Me synimin e vetëm parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së shtetasve për këtë periudhë janë marrë këto masa administrative nga shërbimi i Policisë Rrugore:

• Janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur 847 shtetas;
• Janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi 840 shtetas;
• Janë pezulluar 4 538 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie, 1 862 për përdorim të alkoolit dhe 1 774 për shkelje të ndryshme;
• Janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit 39 552 drejtues mjetesh;
• Janë vendosur 52 271 masa administrative për drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe mosrespektim të mjeteve në kolonën drejtuese;
• Janë ndëshkuar 5 400 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

Duke krahasuar periudhat 8 mujore janë vendosur rreth 20 000 masa administrative më pak se e njëjta periudhë 8 mujore e vitit 2018, çka tregon më shumë ndërgjegjësim nga drejtuesit e mjeteve në rrugë në drejtim të zbatimit të rregullave dhe normave të Kodit Rrugor.

Me synim parandalimin efikas të aksidenteve rrugore, shërbimi i Policisë Rrugore do të vijojë kontrollet për konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat bëhen burim ngjarjesh rrugore, në të ardhmen.

Faleminderit!

Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Drejtues Skënder Ismaili

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Vdekshmëria vlerësohet rreth 0.5%”/ Dasho: S’është grip i zakonshëm, mund të zgjasë me vite

Sa herë përmendet pandemia, mjekët dhe ekspertët përplasen në pika të ndryshme. Eksperti i njohur i Shëndetit Publik, Erion Dasho, duke folur për situatën...

Zbuloni profesionet që paguhen më shumë në Shqipëri, s’do ta besoni kush renditet në vend të parë

Kushdo që kërkon të vazhdojë arsimin e lartë, apo të mësojë për një profesion të caktuar, në finale ka si qëllim të arrijë të...

Horoskopi për sot, ja cila është shenja me fat

Dashi Nëse ndjeni se dikush ju ka bërë një padrejtësi, as mos e mendoni hakmarrjen. Ai person do ta marrë përgjigjen nga energjia juaj pozitive....

Moti/ Vranësira të lehta dhe kthjellime gjatë ditës 

Kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në të gjithë vendin, ku më të shpeshta paraqiten në zonat përgjatë kufirit lindor, por pa reshje. Parashikohet që...

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...