E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Patozi zbulon prapaskenat e forta

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, shprehet se ‘Rilindja’ po vjedh vota edhe kur kanë mbaruar zgjedhjet. Sipas Patozit, qeveria Rama ka rrëmbyer edhe një mandat tjetër në Durrës.

Mjaft i revoltuar nga kjo situatë, Patozi nënvizon me anë të një statusi në Facebook, se Bindja Demokratike dënon me ashpërsi manipulimin e rezultatit për Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Si për ta konkretizuar këtë, Patozi shton më tej se deri para pak ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ, dhe rezultonte me 2 këshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durrësit. Sipas tij, Rama vetë firmos dhe vetë vulos.

Statusi

Bindjes Demokratike i rrëmbejnë një mandat tjetër në Durrës

“RILINDJA” VJEDH VOTA EDHE KUR KANË MBARUAR ZGJEDHJET

Sot mësuam se na e paskan rrëmbyer një mandat tjetër në Durrës. Megjithëse zgjedhjet kanë 4 javë që kanë përfunduar, “Rilindja” nuk ditka të ndalet. Që do të thotë se ajo vjedh vota edhe pasi kanë mbaruar zgjedhjet.
Deri para pak ditësh rezultati i Bindjes Demokratike ishte afishuar në faqen zyrtare të KQZ dhe rezultonte me 2 këshilltarë dhe me tepricë të madhe votash në Bashkinë e Durrësit.

Por ustallarët e grabitjes së votës nuk janë mjaftuar me 49 këshilltarë, por kanë rrëmbyer edhe të 50-tin. Dhe e kanë llogaritur tamam, që këshilltarit tonë tjetër t’i mungonin vetëm 2 vota.  Sepse vetë firmosin dhe vetë vulosin, tashmë për çdo pushtet politik në Shqipëri.
Është kjo një provë tjetër e rëndë e instalimit në çdo qelizë të një sistemi të ndyrë politik, i cili nuk ka asnjë lidhje me votën e lirë dhe me vullnetin e zgjedhësve, në krye të të cilit qëndron kryetimonieri Edi Rama.

Lexo edhe :   Zbardhet kostoja/Sa mund t’i kushtojnë Shqipërisë satelitët e Ramës

Bindja Demokratike dënon me ashpërsi manipulimin e rezultatit për keshillin bashkiak të Durrësit, që i shtohet listës së gjatë të shkeljeve flagrante në zgjedhjet e 30 qershorit. Një sistem i ri politik dhe ndryshimet drastike në Kodin Zgjedhor mund të jenë premisat më elementare se vjedhja e votës dhe për pasojë edhe e pushtetit, si sëmundje e rëndë e tranzicionit tonë të vështirë, në mos të ndalet, të paktën të minimizohet.

Lexo edhe :   Çështja Becchetti, "Zëri i Amerikës" zbardh detajet

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...