E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Pasuria/ Meta e Kryemadhi shesin apartamentet, vajza dhe djali i Berishës mijëra euro të ardhura

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Politikanët shqiptarë vijojnë të jenë ndër më të pasurit në vend. Edhe pse nuk ndodh aspak kështu në vendet e tjera, te ne tregohet qartë se politika është mjet shumë i mirë për t’u pasuruar. Gazeta ka siguruar deklarimet e pasurisë për vitin 2018 nga zyrtarët e lartë shtetërorë pranë ILDKP.

Gazeta po publikon një pjesë të deklarimeve të tyre, dhe bie në sy se ka shumë nga ata që kanë pasuri vërtet të lartë, ndërsa të tjerët rezultojnë me të ardhura të ulëta. Ndër emrat me pasuri relativisht të lartë janë Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Vetë Meta ka deklaruar të ardhur pagën e tij dhe dietat që ka marrë duke zhvilluar udhëtime jashtë vendit. Nëse kthehemi pas në kohë, Meta pak muaj ma parë nuk la vend pa udhëtuar dhe nga dieta jashtë vendit ka përfituar 6 mijë euro.

Por pasuria më e madhe vjen nga bashkëshortja e tij. Monika Kryemadhi ka shitur dy apartamente të tjerë. Njëri me sipërfaqe 76.88 m² me vlerë 42.284 euro, arkëtuar 38,901 euro. Dhe tjetri 133.7 m² me vlerë 64.103 euro (Kontratë premtim shitje). Disa vite më parë Kryemadhi ka deklaruar se ka përfituar dhjetra apartamente nga ndërtimi i një pallati në tokën e saj, dhe ajo ka vijuar t’i shesë të gjitha pasuritë e paluajtshme.

Po ashtu, Kryemadhi ka deklaruar pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17.864.000 lekë, konvertuar në 145.000 euro. Si dhe një llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57.665 euro. Po ashtu është deklaruar një llogari bankare në emër të fëmijëve me vlerë 11.940 paund, të cilat i kanë vajza dhe djali t’i përdorin për shpenzime gjatë studimeve në Londër.

Pasuria e Berishës

Nuk mbetet pas për nga pasuria as ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse dogji mandatin dhe nuk është më në sallën e parlamentit, të ardhurat e familjes së tij vetëm rriten. Vetë Berisha ka deklaruar pagën dhe pensionin e bashkëshortes, por djali e vajza e tij kanë mijëra euro të ardhura. Vajza ka deklaruar rreth 8 llogari bankare, një prej të cilave me 43.658 euro.

Por ajo ka deklaruar shumë burime të ardhurash, nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, te pagat si pedagoge në universitete private. Ndërkohë, të ardhurat më të shumta i ka nga qeratë, plot 28.829 euro në vit. Edhe djali i Berishës ka të ardhura të larta. Shkëlzen Berisha ka deklaruar llogari bankare, 88.769 euro, të ardhur nga puna në “Albanian legal Company”, 1.050.000 lekë dhe të ardhura nga konsulenca, 6.700.000 lekë. Po ashtu ka deklaruar shlyerje pjesore huaje, 90.000 euro dhe kthim huaje 10.000 euro.

Pasuria e Gramoz Ruçit

Gazeta ka siguruar deklarimet pranë ILDKP dhe nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ai ka deklaruar pagën dhe të ardhura të tjera nga Kuvendi. Ndërkohë të ardhurat më të shumta i kanë fëmijët. Vajza e tij ka deklaruar: Depozitë, +922.351 lekë; Obligacione me afat 2-vjeçar, -5.753 lekë; Llogari bankare, -150.000 lekë; Obligacione, +261.630 lekë; Të ardhura nga noteria, 23.408.253 lekë.

Ndërsa djali ka deklaruar: Llogari bankare nga qeraja, +23.360 euro; Llogari page, 28.000 lekë; Paga në Albkontroll, 1.857.100 lekë; Të ardhura nga kontrata e qerasë, 1.360 euro; Të ardhura nga kontrata e qerasë, 1.200.000 lekë; Detyrim likuiduar për blerje dyqani, 32.000 lekë.

Pasuri të shumtë kanë deklaruar dhe shumë emra të tjerë, disa deputetë të PS dhe disa ish-deputet të PD. Ndërkohë, ILDKPI ka nisur nga puna verifikimin e deklarimeve të tyre. Kush rezulton se nuk justifikon pasurinë apo ka fshehur të ardhurat, do duhet që të përballet me drejtësinë. Me ndryshimet në ligj është vendosur që të ketë kontroll më të shpeshtë për pasuritë e deputetëve dhe ministrave.

Lexo edhe :   A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!
Lexo edhe :   Greva/Kryemadhi-Ramës: Ato s’janë mish për top për inatet politike

Ilir Meta

Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat, 1.319.680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj, 28.409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë, 2.250.183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit, 6.480 euro

Të ardhura nga dietat jashtë vendit, 2.340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetarit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 85.000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42.500 lekë

Overdraft, 133.854 lekë

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arkëtim për këtë kontratë.

Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57665 euro.

Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë

Overdraft nga banka për Master Card 761 euro

Overdraft nga banka për Viza Card 2243127 lekë

Fëmijët

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11940 paund

Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158357 lekë

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.

Shlyerje overdraft nga prindërit 210208 lekë.

Sali Berisha

Llogari bankare, +696.924 lekë

Paga dhe shpërblime në Kuvend, 1.324.820 lekë

Të ardhura nga dietat, 571.801 lekë

Interes bankare, 356 lekë

Liri Berisha(Bashkëshortja)

Llogari bankare, +1.150 lekë

Llogari bankare, +128 lekë

Të ardhura nga pensioni, 366.512 lekë

Të ardhura nga interesat, 1.505 lekë

Argita Malltezi(Vajza)

Llogari bankare, -211.024 lekë

Llogari bankare, +167 USD

Llogari bankare, -32 USD

Llogari bankare, -505.700 lekë

Llogari bankare, -793 lekë

Llogari bankare, 2.644.283 lekë

Llogari bankare, -12.596 euro

Llogari bankare, +43.658 euro

Të ardhura nga paga si pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, 1.086.464 lekë

Të ardhur nga mësimdhënia në fakultete private, 1.829.280 lekë

E drejta e autorit, 356.800 lekë

Të ardhura nga qeratë, 28.829 euro

Honorare, 659.240 lekë

Rimbursim, shërbime shëndetësore 6.874 euro

Shkëlzen Berisha(Djali)

Llogari bankare, 88.769 euro

Llogari bankare, 6.943 lekë

Llogari bankare Suedi, -16.395 SEK

Të ardhur nga puna në “Albanian legal Company”, 1.050.000 lekë

Të ardhura nga konsulenca, 6.700.000 lekë

Shlyerje pjesore huaje, 90.000 euro

Kthim huaje, 10.000 euro

Të deklarua më herët dhe arkëtuar në 2018, 2.281.228 lekë nga puna si konsulent

Gramoz Ruçi

Llogari page, 210.000 lekë

Likuiditete në CASH, 500.000 lekë

Paga në Kuvend, 2.628.271 lekë

Pensioni i bashkëshortes, 132.000 lekë

Ridvana Ruçi (Vajza)

Depozitë, +922.351 lekë

Obligacione me afat 2-vjeçar, -5.753 lekë

Llogari bankare, -150.000 lekë

Obligacione, +261.630 lekë

Të ardhura nga noteria, 23.408.253 lekë

Ledian Ruçi (Djali)

Llogari bankare nga qeraja, +23.360 euro

Llogari page, 28.000 lekë

Paga në Albkontroll, 1.857.100 lekë

Të ardhura nga kontrata e qerasë, 1.360 euro

Të ardhura nga kontrata e qerasë, 1.200.000 lekë

Detyrim likuiduar për blerje dyqani, 32.000 lekë /Gazeta SOT

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...