Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kujdesi ndaj lëkurës pas Covid-it, kontrolli i nishaneve në kohën verore

5 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kujdesi ndaj lëkurës pas Covid-it, kontrolli i nishaneve në kohën verore

Nga: MARSELA SINANI

Shpesh njerëzit kanë një kujdes më të shtuar ndaj lëkurës, kur shohin se diçka nuk shkon me shëndetin e tyre. Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë në çdo stinë, por ka ende një pjesë të mirë të qytetarëve të cilët shohin stinën e verës si një alternativë për të mbrojtur lëkurën me kremrat përkatës.

Lëkura është pjesë e ndjeshme e trupit, sidomos nëse ekspozohet ndaj temperaturave të larta. Ndaj është me rëndësi për ti falur kujdesin e duhur. Se si duhet të kujdesemi për lëkurën gjatë stinës së verës, për “Tirana Today” flet Blerta Gjoni, dermatologe (Klinika BREND) Tiranë.

Me rëndësi është përdorimi i filtrave diellor me faktor mbrojtje. Në rastin e fëmijëve ose të personave me lëkurë të çelët, është të mos zbresin kurrë poshtë faktorit 15. Këshilla që përsëritet më shpesh nga specialistët e fushës, është kujdesi i shtuar ndaj një rreziku për kancer lëkure. Nëse shikoni ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit, duhet t’i drejtohemi mjekut dermatolog për vlerësimin e këtij nishani.

Nishanet mund të bëhen të rrezikshëm kur zhvillohet afër tij melanoma, kanceri i lëkurës. Një ndër shkaktarët kryesorë është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit. Dermatologia Blerta Gjoni këshillon qytetarët për të treguar kujdes për mbrojtjen e lëkurës dhe mbajtjen e saj sa më të shëndetshme.

Teksa e pyetëm nëse pandemia ka ndikuar tek nishanet, Blerta Gjoni pohoi për “Tirana Today” se ka patur ndikimin e saj. Për fat të keq, mjekja ka konstatuar se pandemia ka patur një ndikim edhe në infeksionet e lëkurës.

Ajo sqaron se ka pasur një ndikim me shfaqje të sëmundjeve të ndryshme të lëkurës post Covid, në të gjitha moshat. Një ndër sëmundjet më të shpeshta tek pacientët post Covid ka qenë rënia e flokut.

Intervista me dermatologen Blerta Gjoni

-Për shumë njerëz stina e plazhit, qëndrimi në pishina dhe bregdet, sjell edhe shqetësimin për lëkurën. Çfarë duhet të kemi parasysh për të mos u rrezikuar nga infeksionet?

“Në këtë periudhë të nxehtit veror, lëkura bëhet më e ndjeshme dhe shpreh probleme të sëmundjeve me natyra bakteriale, mykotike, virusale siç mund të jenë herpes simpleks përredh gojës nëse rrimë shumë në temperatura të larta, pa mbrojtur dhe te moshat e mëdha herpes zoster ku sistemi i tyre imunitar është më i ulur për shkak të pranisë së sëmundjeve kronike por edhe ekspozimi në diell të fortë. Sëmundjet me shkaktar bakterial prek më shumë fëmijet siç është inpetigodhe, raste të tilla duhet të kihen kujdes nga prindërit pasi nëse nuk marrin terapinë mjekësore nga dermatologu, rezulton të përhapet dhe përkeqësohet. Sëmundjet më të shpeshta në këtë periudhë për arsye të mbi prodhimit të djersës nga nxehtësia mund të shkaktojë myk të lekurës në siperfaqe të ndryshme dhe prek si meshkujt dhe femrat në forma te ndryshme. Duhet të marrin larësit e duhur dhe mjekim antimykotik lokal të përshkruar nga dermatologu”.

– Pse duhet të këshillohemi me dermatologun përpara se të përdorim kremra kur qëndrojmë nën rrezet e diellit?

“Këshillimi, edukimi mjekësor dhe terapia janë pjesë e një vizite të duhur që një person ka apo s’ka probleme në lekurë, sëmundje kronike të saj, nishane, karakteristikë të ketë lëkurë alergjike si në daljen në diell”.

 – A ka ndikuar pandemia në infeksionet e lëkurës?

“Po, ka pasur një ndikim me shfaqje të sëmundjeve të ndryshme të lëkurës post Covid në të gjitha moshat si te fëmijët, të rriturit dhe moshat geriatrike. Një ndër sëmundjet më të shpeshta tek pacientët post Covid ka qenë rënia e flokut, patologji kjo e shprehur në diagnoza të alopecise difuze te grate e moshës mbi 45 vjeç dhe alopecite areatae tek meshkujt si dhe tek fëmijët. Vaskulitet në lëkurë kanë qenë po ashtu sëmundje që janë shfaqur si gjatë periudhës kur i sëmuri diagnostikohej me covid është edhe post covid. Mund te themi edhe një fenomen tjetër interesant që në kohen e izolimit dhe pamundesisë së kontaktit me pacientët, sëmundjet kronicizoheshin dhe përkeqësoheshin dhe pati rritje të rasteve të formave tumorale të lëkurës”.

– Po njerëzit që kanë shumë nishane, çfarë duhet të bëjnë? A ka ndikuar pandemia edhe te nishanet?

“Sigurisht ka pasur ndikimin e saj, se sidomos format tumorale të lëkurës kanë një specifikë shumë të veçantë, nuk kërkon thjesht vizitë dermatologjike por edhe ekzaminim dermatoskopik të tumoreve të formave të ndryshme si dhe të nishaneve me tendencë për ndryshime atipike.

Njerëzit që kanë nishane në çdo kohë, mund të kontrollojnë me dermatsokopi nishanet dhe rikontrolle të tyre një here në vit ose nëse kemi të bëjmë me formë të nishaneve të çrregullt, orientohen për konsulta më të specializuara pranë QSUT në shërbimet e kirurgjisë plastike onkologjike e anatomisë patologjike”.

– Nga se mund të jenë të rrezikuar fëmijët?

“Në këtë periudhë të verës, frekuentimi i plazheve mundet që te lëkurat e fëmijëve të japë ndjeshmëri e skuqje, fëmijët me dermatiti atopik në disa raste mundet të acarohen nga vapa dhe djersitja e shtuar, infeksionet bakteriale në lëkurë po ashtu janë më të shpeshta te femijët, pickimet e insekteve po ashtu, alergjitë diellore, alergjitë nga kontaktet me leshterikët që gjenden në ujërat e detit, djegiet nga dielli nëse ekspozohen në oraret e pikut si dhe mos përdorimi i kremërave të diellit me SPF e duhura”.

-Të rinjtë që kanë akne, duhet të lahen në pishina?

“Personat që kanë akne në këtë periudhë, në pjesën më të madhe mund të përmirësohen nga ndikimi diellor, por ka dhe raste që një diell i fortë dhe larja në zona të detit o pishinave me ngarkesë të madhe popullate mund ti përkeqësoje ato. Megjithatë, pacientët me akne janë të kujdeshëm, pasi edhe në format e trajtimit që kanë për aknet, janë këshilluar të kenë kujdesin e duhur me kremëra të pershtashtme në filter mbrojtës dhe në forme fluide për lëkurat miks dhe akneike. Po ashtu edhe pacientë që kemi me diagnozën e vitiligos ( mungesë pigmenti) ju përshkruhet solat me SPF mbi 50 për mos përkeqësim të sëmundjes”. /Tirana Today

Tags: Blerta Gjonidermatologelekurashendeti

TË LIDHURA

Ndërprerje masive të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd
Aktualitet

Ndërprerje masive të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd

18:09 | 27/02/2026
Inerte të paligjshme me kamionë, ndalohen 3 persona në Fushë Milot
Aktualitet

Inerte të paligjshme me kamionë, ndalohen 3 persona në Fushë Milot

18:05 | 27/02/2026
“Operacion makiazhi”/ BIRN: Shkarkimi i Belinda Ballukut, i vonuar dhe i pamjaftueshëm
Politikë

“Operacion makiazhi”/ BIRN: Shkarkimi i Belinda Ballukut, i vonuar dhe i pamjaftueshëm

17:13 | 27/02/2026
Next Post
Covid-19 ‘mund’ Francën, Macron: Nga e premtja, në karantinë

Gratë janë prekur veçanërisht shumë nga pandemia, sipas Emmanuel Macron-it

Vra*jet në Velipojë/ Seancë në spitalin e Traumës, vendimi për të plagosurit

Të rrezikuar nga varianti Delta në Shqipëri? Manastirliu zbulon nëse kemi raste

Të rrezikuar nga varianti Delta në Shqipëri? Manastirliu zbulon nëse kemi raste







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Ndërprerje masive të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd
Aktualitet

Ndërprerje masive të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd

by mirseda
18:09 | 27/02/2026
0

Banorët dhe bizneset në e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të...

Inerte të paligjshme me kamionë, ndalohen 3 persona në Fushë Milot

Inerte të paligjshme me kamionë, ndalohen 3 persona në Fushë Milot

18:05 | 27/02/2026
Aksident në Milano: Tramvaji del nga shinat, disa të plagosur; “Menduam se ishte tërmet”

Aksident në Milano: Tramvaji del nga shinat, disa të plagosur; “Menduam se ishte tërmet”

17:45 | 27/02/2026
“Operacion makiazhi”/ BIRN: Shkarkimi i Belinda Ballukut, i vonuar dhe i pamjaftueshëm

“Operacion makiazhi”/ BIRN: Shkarkimi i Belinda Ballukut, i vonuar dhe i pamjaftueshëm

17:13 | 27/02/2026
Begaj në Shkup: Shqiptarët, faktor shtetformues në RMV; thellim bashkëpunimi në NATO

Begaj në Shkup: Shqiptarët, faktor shtetformues në RMV; thellim bashkëpunimi në NATO

17:02 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com