E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Të rrezikuar nga varianti Delta në Shqipëri? Manastirliu zbulon nëse kemi raste

Shfaqja e variantit Delta në Kosovë, ka shtuar frikën për infektime edhe në Shqipëri. Por ministrja Manastirliu konfirmon se deri më tani nuk rezulton asnjë rast me variantin Delta i koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh në Kuvend se nuk duhet ulur vigjilenca, ndërsa ka shtuar se institucionet shëndetësore vijojnë të jenë në alert për këtë variant të ri që rezulton të jetë më i ashpër se varianti normal i koronavirusit.

“Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast me variantin Delta. Megjithatë jemi nën alert”, tha Manastirliu.

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, ku qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin një orë më shumë, ndërsa mbyllja do të bëhet nga ora 00:00–06:00.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koron*virusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori grek Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat greke foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...