E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Vra*jet në Velipojë/ Seancë në spitalin e Traumës, vendimi për të plagosurit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin. Këta dy shtetas mbetën të plagosur në masakrën e Velipojës, ku nga përplasja me armë humbën jetën 4 persona.

Seanca është mbajtur në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të plagosurve. Prokuroria kërkoi për të dy “arrest në burg”, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për të miturin, 17-vjeçarin Elmidin Dyli, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata. Në seancën e sotme, dy të plagosurit kanë zgjedhur që të mos japin asnjë deklarim lidhur me çfarë ndodhi mbrëmjen që humbën jetën 4 personat. Masakra me 4 viktima ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit, pas një konflikti mes dy familjeve për vendin e disa shezlongëve.

Sipas të dhënave të ekspertizës së policisë së Shkodrës, ka qënë Hasan Ferracaku ai i cili bashkë me djemtë dhe nipin e tij kanë hapur zjarr të parët, duke vrarë më armë zjarri dy vëllezërit Gocaj si dhe kamarierin 20 vjeçar Musaen Zeneli.

Ekspertiza zbuloi se Edmond Gocaj u vra me 1 plumb në kokë, vëllai i tij, Xhovani Gocaj me disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa 20 vjeçari Musaen Zeneli humbi jetën nga 1 plumb në kraharor. Ndërkohë Hasan Ferracaku ka marrë një plumb në dorë ndërsa 17 vjeçari ka marrë një plumb në pjesën e gjurit. Sherri nisi mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi me një bilanc tragjik.

Në vend ndërruan jetë: Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...