E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Pas Turqisë, Rama shkon në Greqi: Takon Dendias, Mistotakis i shtron darkë

Pas vizitës dy ditore në Turqi, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Greqisë, ku do të takohet me homologun grek.

Mediat greke shkruajnë se kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.

Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me kryeministrin e Shqipërisë. Më pas, kryeministri Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Ramën, ku do të jetë i pranishëm edhe Dendias.

Në fokus të bisedës, mendohet të jetë çështja e Detit, ku Turqia dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje, ndërsa Shqipëria ka rënë dakord që “Deti” të gjykohet në Hagë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ura e Zogut drejt shembjes, fundoset me 30 cm njëra nga këmbët mbajtëse (Video)

Prurja e shumtë e ujit në Lumin Mat ka shkaktuar sërish probleme në Urën e Zogut në Milot. Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës,...

Zbulohet klauzola e veçantë te Tirana, ja çfarë ndodh me kontratën e Dedes

Nevil Dede firmosi më 13 nëntor 2020 një kontratë 2-vjeçare me klubin e Tiranës. Pas vetëm 73 ditësh në krye të pankinës bardheblu, trajneri...

Krijoi parti me Murrizin, habit Valteri: Nuk e di ende se me kë do të kandidoj

Halit Valteri është konsideruar si një prej personazheve më të rëndësishëm të partisë së re të krijuar së bashku me deputetët Myslym Murrizi, Alban...

Atentati ndaj Mitros në Vlorë, shoqërohen 8 persona

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje 8 persona në lidhje me atentatin e kryer ditën e sotme ndaj 39-vjeçarit, Marjon Mitro. Ata janë...

Nuk është mish derri, por kodi i Ndrangheta-s

Nga: Enkel Demi Ka një zakon rilindas që pas çdo skandali kërkohet qesharakja, në mënyrë që e pabëra të bëhet e pabesueshme. Kështu u reagua...